Aktualitet

Dosja Hajdari, KLGJ cakton 3 gjyqtarët që do rigjykojnë Izet Haxhinë

Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës është i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari. Pas shumë vitesh arrati në Turqi, Haxhi u ekstradua në vitin 2018, dhe ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Apelit në Tiranë për të rihapur procesin gjyqësor në ngarkim të tij.
Featured image of article: Dosja Hajdari, KLGJ cakton 3 gjyqtarët që do rigjykojnë Izet Haxhinë Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përzgjedhur ditën e sotme 3 gjyqtarë që do të gjykojnë çështjen e Izet Haxhisë e njohur ndryshe si “Dosja Hajdari”. Emrat nuk janë bërë publikë, por mësohet se ata janë 3 gjyqtarë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se emrat priten që t’i përcillen gjykatës së Apelit në Tiranë ditën e enjte.

Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës është i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari. Pas shumë vitesh arrati në Turqi, Haxhi u ekstradua në vitin 2018, dhe ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Apelit në Tiranë për të rihapur procesin gjyqësor në ngarkim të tij.

Izet Haxhia ka mohuar autorësinë e krimit, gjithashtu edhe gjyqtarët që ishin në Apelin e Tiranës. Çështja e Izet Haxhisë fillimisht iu caktua me short gjyqtares Fatmira Hajdari, e cila është gruaja e Azem Hajdarit, por këta gjyqtarë nuk u pranuan nga Haxhia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha. Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet.

Vetë ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar ish-njeriun e tij të besuar se është ai vrasësi i Azem Hajdarit, sëbashku me Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmanin. Ndërsa nga ana tjetër, Izet Haxhia kërkon të zbulohet personi që nxori Azem Hajdarin nga selia e PD mbrëmjen e 12 shtator, duke hedhur akuza të forta te ish-kryetari i PD, Sali Berisha.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment