FactcheckPolitike

DOSJA-‘GYLENISTI’/ Pse u deportua turku nga policia shqiptare, mediat zbulojnë detaje: Shteti shqiptar s’e mori për bazë kërkesën për azil, Rama iu ‘bind’ Erdogan (VD)

  • Eurodeputetja: Askush s’dërgohet drejt dënimit me vdekje
  • Ish-deputeti i PD: Dhunimi i të drejtave për favore, shenjë e banditizmit të shtetit
  • Përplasja Bushati- Çavuşoğlu në 2018, ish-ministri: Sulltani kërkon gjëra që...
  • ‘Dëbimi i gylenistit u bë nga Shërbimi Informativ Turk’, VIDEO gjatë largimit në Rinas
  • Dosja.al sjell të tjera detaje për deportimin e mësuesit turk për në Turqi. Harun Çelik, mbështetës i Gylen u deportua ndërkohë që mediat turke shkruajnë se kjo ka qenë një "bindje" e qeverisë shqiptare ndaj asaj turke. TRT 24 hedh dyshime për takimin e zhvilluar mes Ramës dhe Erdogan më 8 dhjetor për çështjen e tërmetit. Të tjera media shkruajnë se janë shkelur të drejtat e Harun Çelik me deportimin, pasi ai kishte kërkuar azil. Asnjë reagim nga shteti shqiptar.

    TIRANË- Dosja.al raportoi dje ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Ne kemi vijuar t’a ndjekim këtë çështje, duke kërkuar edhe reagime nga institucionet, të cilat kanë qendruar hermetike.. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë.

    Por çfarë ndodhi jo më larg se dje?

    1 janar 2020, mësuesit turk, i identifikuar nga shërbimet sekrete turke, si mbështetës i Fetullah Gylen, (i shpallur armik nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan), i përfundoi dënimi.

    Pamje nga momenti i deportimit

    Sapo ai ka dalë nga burgu, drejtoria e Emigracionit, e cila i ka zyrat shumë pranë 302-it, ka marrë Çelik, për t’a deportuar atë në Turqi. Argumenti i parë që japin në rrugë jozyrtare autoritetet shqiptare, është se turku nuk ka kërkuar azilShqipëri,(një e dhënë kjo ende e pakonfirmuar) e për këtë arsye, në bazë të ligjeve ndërkombëtare, Çelik duhet të deportohet në vendin e tij të origjinës, nga ka ardhur, që është Turqia. I dyti, sipas një burimi serioz që kontaktoi Dosja.al, është se emri i Çelik nuk është në listën që Turqia i ka dërguar Shqipërisë në lidhje me mbështetësit e Gylen.

    Momenti i deportimit

    Megjithëse nuk ka një reagim zyrtar, shteti shqiptar po e shet deportimin e mësuesit turk, si një procedurë normale.

    Por le të shkojmë në Turqi, aty ku mediat dhe rrjetet sociale po ziejnë për këtë ngjarje. Disa media, të lidhura tërthorazi me Fetullah Gylen, shkruajnë se 41-vjeçari turk është liruar nga burgu 302 në Tiranë pa procedura ligjore për lirimin e tij. “Drejtori i burgut dyshohet se nuk arriti të zbatojë një urdhër gjykate për lirimin e shtetasit turk në procedura të rregullta. Ndërsa menjëherë e morën nga burgu 302 dhe filluan procedurat për dëbimin e tij nga Shqipëria.”, shkruan Oculus Neës.

    Ndërkohë që një tjetër media turke, Tr724, shkon edhe më tej. Trt, zbulon se kërkesa e azilit për Çelik nuk është marrë parasysh.

    “Miqtë e tij u përleshën me policinë, të cilët kundërshtuan dëbimin e Çelik. Gjatë procesit, kërkesat për azil të Çelik nuk u morën parasysh nga autoritetet shqiptar. Ai u rrëmbye në Rinas, teksa po largohej”,-shkruan TRT.

    Shkrimi ne mediat turke

    1 orë e gjysëm takim, biseda sekrete mes Erdogan dhe Ramës

    Mediat turke zbulojnë se më 8 dhjetor 2019, kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u takuan në Dolmabahçe. Takimi zgjati 1 orë e gjysmë dhe u zhvillua pa praninë e mediave. Asgjë nga ky takim nuk u mund të zbulohej, por sipas mediave turke, në tryezën e bisedimeve edhe çështja e mbështetësve të lëvizjes Gyleniste.

    Revoltë në Turqi: Edi Rama shpëto Çelik, është një baba!

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Me qindra turq kërkojnë nga kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale që të ndalojë procedurën e deportimitÇelik, megjithëse tashmë është vonë.Shpëtoni Çelik, ai është një baba”, janë disa nga hashtaget më të përhapura në Twitter, gjatë 24 orëve të fundit.


    Lufta e Erdogan me Gylenistët

    Lëvizja e krijuar nga kleriku Fetullah Gylen dhe ndjekësit e saj akuzohen nga Turqia si organizatorë të grushtit të shtetit të mbetur në tentativë15 korrik 2016, i cili shkaktoi 251 viktima. Gylen i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar veprimet e qeverisë si “gjueti shtrigash”. Ndërkohë që sipas Amnesty International, më shumë se 50 mijë persona ndodhen në burg dhe po kaq ndiqen penalisht me masa më të lehta sigurie prej korrikut 2016, për shkak të afërsisë me Lëvizjen Gylen.  Qindra mijëra turq të tjerë u larguan nga frika e përndjekjeve dhe u vendosën në vende të ndryshme. Vetëm në vitin 2017 sipas Eurostat, më shumë se 14 mijë qytetarë turq kërkuan azil në shtetet e Bashkimit Europian. Një grup i vogël prej rreth 60 familjesh turke gjetën strehë në Shqipëri. Numri i tyre i shtohet një komuniteti të përbërë kryesisht nga mësues dhe punonjës në shkollat që ndjekin idetë e Gylen në Tiranë, të cilët ndodhen në Shqipëri prej fillimit të viteve 90’.

     

    Prej më shumë se dy vitesh, qeveria e Turqisë i kërkon Shqipërisë ekstradimin e tyre. Kërkesat e vazhdueshme të Ankarasë kanë rënë deri më tani në vesh të shurdhër, por në tetor 2018, presioni i qeverisë turke arriti në nivele të reja. Gjatë një vizite në Tiranë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu e vendosi vijën e kuqe tek të strehuarit e lëvizjes Gylen. Homologu i tij shqiptar, Ditmir Bushati tentoi të shmangte telashin gjatë një konference të përbashkët për shtyp.

    “Ne nuk strehojmë asnjë terrorist që vjen nga Shqipëria. Të njëjtën gjë presim edhe nga miqtë tanë shqiptarë”, tha Çavuşoğlu në Tiranë. Bushati u përgjigj se Shqipëria do zbatonte “dokumente të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e ekstradimit”.

    (F.g/dosja.al)

    • 20:23

      Berisha i ashpër: U rrëmbye, një kartolinë e zezë e Edvin Kristaq Zuzarit për vendet anëtare të OSBE

      Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër për dëbimin e mësuesit turk Harun Çelik, që u raportua ekskluzivisht nga Dosja.al, mbrëmjen e djeshme. Në një reagim në Facebook, Berisha e cilëson deportimin e Çelik, si shkelje e të drejtave të njeriut dhe hedh akuza kundër kryeministrit Edi Rama.

      Ish-kreu i qeverisë më tej shton se shkeljet e të drejtave të njeriut janë një apel i fuqishëm për OSBE, OKB, KE, Kongresin e SHBA, Parlamentin Europian për të ndëshkuar në mënyre shembullore atë që ai e quan narkoqeveri.

      Harun Çelik dhe Sali Berisha

      Kartolina e zeze e Edvin Kristaq Zuzarit per vendet anetare te OSBE! Edvin Kristaq Zuzari inauguroi kryesimimin e OSBE me urdherin e ekstradimit antiligjor te shtetasit turk. Te dashur miq, dhunimi i konventave nderkombetare dhe kushtetutes dhe ligjeve te vendit me ekstradimin mafioz zuzar dje te shtetasit turk Harun Celik, eshte kartolina e zeze e vitit te Ri qe Edvin Kristaq Zuzari ju dergon si kryetar i rradhes vendeve anetare te OSBE. Nje akt te tille te turpshem, poshterues per nje vend te lire nuk mund ta beje kurre nje shtet apo shtetar i nje vendi te lire. Kete e bejne vetem shtete dhe shtetare birbo zuzare si Edvin Kristaq Zuzari ne Tirane dhe Miladin Zuzari ne Prishtine.

      Akti i rrembimit te nje qytetari qe e ke mbajtur ne burg dhe sapo e nxjerr nga burgu e paketon dhunshem me nje procedure rrembimi qe dhunon ligjet dhe konventat nderkombetare te firmosura nga Shqiperia dhe kushtetuten, ligjet, procedurat e vendit, lirite dhe te drejtat njerezore te parashikuara per keto raste nga Edvin Kristaq Zuzari dhe narkoqeveria e tij, jane nje apel i fuqishem per OSBE, OKB, KE, Kongresin e SHBA, Parlamentin Europian per te ndeshkuar ne menyre shembullore kete narkobandit dhe narkoqeverine e tij qe nuk njeh ligj as moral. Une kam denuar me ashpersine me te madhe grushtin e shtetit kunder qeverise se ligjshme te Turqise madje edhe qendrimin nderkombetar si te hutuar ndaj ketij grushti dhe mbeshtes te drejten e Turqise per te ndeshkuar autoret dhe pjesmarresit e aktit antikushtetues. Por denoj me ashpersine me te madhe çdo akt dhe veprim qe kryhet ne kundershtim te hapur me ligjet dhe konventat nderkombetare dhe ligjet e vendit. Shqiperia e shnderruar ne delen e zeze te Europes, nisi vitin e Ri duke shenuar nje rekord tjeter te zi ne historine e saj. Sb”, shkruan Berisha.

    • 19:55

      Skenari kosovar edhe në Tiranë, si u dëbúan 6 mësuesit nga Prishtina, Haradinaj shkarkoi ministrin e Brendshëm

      Ramush Haradinaj

      Rreth 9 muaj më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një shkrese ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajt dhe shefin e Inteligjencës Driton Gashin.

      Vendim, ky i cili erdhi pas urdhrit të Sefajt për deportimin drejt Turqisë të gjashtë mësuesve të një kolegji turk në Prishtinë, të cilët u akuzuan nga Erdogan si mbështetës të klerikut Fetullah Gylen.

      Theksojmë se i njëjti skenar u përsërit mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku mësuesi Harun Çelik u depërtua me forcë drejt Turqisë.

      “Dua edhe njëherë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet”, thuhej  në dokumentin e Haradinajt i cili mbërriti në Ministrinë e Punëve të Brendshme askohe.

      Gjashtë mësuesit e deportuar ishin drejtues të Kolegjit “Mehmet Akif”.Vendimi për dërgimin e tyre në Turqi shkaktoi mjaft reagime në Prishtinë, ndërsa Haradinaj asokohe paralajmëroi masa të ashpra ndaj përgjegjësve të këtij akti.

    • 19:55

      Baba i 4 fëmijëve, kush është ‘Gylenisti’ që u ekstradua në Stamboll me “Air Albania”, inteligjenca turke zbarkoi në Tiranë në operacion sekret

      Pasaporta e Harun Çelik

      Dosja.al raportoi ekskluzivisht mbrëmjen e djeshme deportimin me forcë të Harun Çelik, i cili tashmë ndodhet në Turqi dhe do përballet me akuza të rënda. Kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga raportimi për këtë deportim, detaje të reja kanë dalë në dritë.

      Dosja.al mësoi se udhëtimi drejt Stambollit, i Çelik është bërë me avionin e “Air Albania”, por pa dëshirën e tij. Ai ka kundërshtuar që në fillim dërgimin në Turqi dhe ka kërkuar azil politik, po kjo gjë i është refuzuar kategorikisht nga autoritetet shqiptare.

      Babai i katër fëmijëve është marrë forcërisht nga forcat që kryen operacionin e Shërbimit Informativ Turk, dhe nga qelia është futur direkt në avionin e “Air Albania”. Operacioni i MIT ishte tepër sekret dhe ende nuk janë dhënë shpjegimet nga autoritet se si këto shërbime kanë vepruar në territorin e Shqipërisë.

      Faksimile e lajmit në median turke

      Po pse ishte dënuar Harun Çelik?

      Çelik, ishte një prej përkrahësve të Fetullah Gylen dhe pas grushtit të shtetit ishte larguar nga Turqia. Ai kërkonte të shkonte ne Kanada dhe si vend tranzit kishte zgjedhur Shqipërinë. Në korrik të vitit 2019, Çelik kishte tentuar të largohet nga Rinasi drejt Kanadës, por aty u arrestua dhe vuajti dënimin për falsifikim dokumentesh.

      Ka qenë gjyqtarja Shefkie Demiraj e cila ka marrë vendimin për  dënimin për Harun Çelik, me 8 muaj e 20 ditë burgim, më datë 19 Dhjetor 2019.

      Në vendimin e gjykatës janë dhe deklaratat e 42-vjeçarit, i cili është shprehur se “në vendin ku ai jetonte, në Kazakistan, nëpërmjet të afërmve të tij, ka mundur të lidhet me telefon me një shtetas, i cili quhej Kursat, dhe prej këtij të fundit është marrë përsipër që, kundrejt shumës prej 2000 dollarësh, t’i gjendej një dokument për t’i mundësuar udhëtimin për në Kanada”.

      Sipas tij, nga ana e shtetasit të quajtur Kursat, i është thënë se vizën do ta merrte në Kosovë, në qytetin e Prishtinës dhe atje ai është kontaktuar nga një person i pa njohur, i cili i ka vendosur vizën tek pasaporta. Pasi ka marrë vizën në pasaportën e tij, ai ka prerë biletën për të udhëtuar dhe është ndaluar në Rinas

    Një Koment në “DOSJA-‘GYLENISTI’/ Pse u deportua turku nga policia shqiptare, mediat zbulojnë detaje: Shteti shqiptar s’e mori për bazë kërkesën për azil, Rama iu ‘bind’ Erdogan (VD)

    1. Une jam kunder Gulen dhe levizjes se tij si organizate sekrete globale. POR, ne jemi shqiptare, ne kemi traditat e zakonet tona. Sidoqofte miku eshte mik, nuk I jepet hasmit te tij cfardo qe te jete akuza apo rrethana.

    Shto Koment