Bota

“Do ta fitoj këtë betejë!” Konsulenti për emergjencat në Itali ​​shtrohet në spitalin San Raffaele në Milano pas infektimit nga COVID-19

Guido Bertolaso ​​është shtruar në spitalin e San Raffaele në Milano.
Featured image of article: “Do ta fitoj këtë betejë!” Konsulenti për emergjencat në Itali ​​shtrohet në spitalin San Raffaele në Milano pas infektimit nga COVID-19 Guido Bertolaso

ITALI– Konsulenti për emergjencat në Lombardi Guido Bertolaso, i cili ditën e djeshme konfirmoi se është prekur nga kronavirusi sot është shtruar nëspital.

“Kam rezultuar pozitiv për koronavirusin. Kur e pranova këtë detyrë e dija që do të më kanoseshin rreziqe, por nuk mund të mos rrija pa iu përgjigjur thirrjes së vendit tim.“Unë dhe dy bashkëpunëtorët e mi jemi në izolim dhe do të respektojmë periudhën e karantinës. Do ta fitoj këtë betejë. Do vazhdoj që ta ndjek detyrën nga spitali.”- tha ia dje.

Por mesa  duket nuk ka mjaftuar vetëm qëndrimi në shtëpi, pas etheve të mëdha, sepse sot Konsulenti për emergjencat në Itali është shtruar në  spital për të marrë trajtim më të  shpejtë.

Lajmet vijnë në ditën kur kreu aktual i mbrojtjes civile, Angelo Borrelli, hoqi dorë nga konferenca e përditshme për shtyp pasi ai tha se ka ethe dhe dyshohet të jetë i prekur nga koronavirusi.

Dje Bertolaso ​​njoftoi se kishte ethe dhe rezultoi pozitivë për Koronavirusin. Gjithashtu ditën e djeshme u njoftua se nuk do të ketë vonesa në menaxhimin e spitalit, në ndërtim e dy pavione në Milano.

“Sot është dita e gjashtë e ndërtimit dhe ne planifikojmë të respektojmë angazhimet që kemi bërë. Mbi 200 njerëz në ditë punojnë me 3 turne në 24 orë”.-është  shprehur Presidenti i fonadacionit Fiera Enrico Pazzali për  “SkyTg24″.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Brenda disa ditësh spitali do të përfundojë, dherreth 250 shtretër do të jenë për pacientët sepse projekti është dinamik, në veçanti një pavion do të ketë rreth 145 shtretër të kujdesit intensiv. Atëherë do të jenë mjekët e spitalit që do të menaxhojnë këtë strukturë për të planifikuar organizimin e këtij lloj spitali në këtë kohë emergjence. Do të ketë radiologji, CT, salla trajnimi për mjekët, gjithçka që një spital duhet të trajtojë këtë lloj urgjence.”-shtoi ai.

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

Burimi: corriere.it

A.C/Dosja.al

Shto Koment