Aktualitet

Me syze dhe cigare në gojë, shfaqet pas 5 muajsh bashkëshortja e “bossit” shqiptar që  u vra në Londër (FOTO)

Pasi kanë kaluar 5 muaj  nga vdekja e shqiptarit në Britani, bashkëshortja e tij ka vendosur të hapë llogarinë e saj në rrjetin social  Instagram, duke ndarë  momente të ndryshme nga jeta e saj. 
Featured image of article: Me syze dhe cigare në gojë, shfaqet pas 5 muajsh bashkëshortja e “bossit” shqiptar që  u vra në Londër (FOTO) Flamur Beqiri dhe bashkëshortja e tij Debora Beqiri.

LONDËR– Në 24 dhjetor të  vitit 2019, shqiptari Flamur Alex Beqiri u vra në derën e shtëpisë së tij, në sy të gruas dhe djalit të tij në Londër.

Pas më shumë se 5 muajsh nga vdekja e Flamurit, ditën e djeshme bashkëshortja e tij, Debora Beqiri është shfaqur për herë të parë pas tragjedisë. Në fotot e publikuara  bashkëshortja e të ndjerit  shfaqet  me cigare në gojë e shoqëruar me një prej mikeshave të saj.

Teksa kanë kaluar 5 muaj  nga vdekja e shqiptarit në Britani, bashkëshortja e tij ka vendosur të hapë llogarinë e saj në rrjetin social  Instagram, duke ndarë  momente të ndryshme nga jeta e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë që Flamuri i cili kishte lindur në Ferizaj të Kosovës, por jetonte prej kohësh në Londër, punonte si producent i disa artistëve të njohur në Angli.

Flamur Beqiri u vra ditën e Krishtlindjes në pragun e vilës së tij 1.5 milionë euroshe në Londër. Disa persona qëlluan shqiptarin për vdekje duke e lënë të shtrirë në pragun e vilës, në sy të gruas dhe djalit. Beqiri nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Ai njihej si një producent muzikor, por ishte proceduar në vitin 2008 për futjen e një sasie kokaine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi. Shqiptari i njohur gjithashtu si ‘Alex’ ishte larguar nga Suedia 5 vite më parë pasi ishte kërcënuar me jetë. Ai u zhvendos në Britani dhe pas martesës bleu një shtëpi në një nga zonat më të mira të Londrës, vetëm 8 minuta larg shkollës ku shkon edhe djali i princit William dhe dukeshës Kate, princi George.

A.C/Dosja.al

Shto Koment