Aktualitet

U përgjërua mos ti merrnin ‘kafshatën e gojës’, OFL-ja rrethon gruan e moshuar dhe i sekuestron qeset me spinaq (VD)

Të pamëshirshem dhe hijerëndë, ata duket se po debatojnë ashpër me zonjën e moshuar.
Featured image of article: U përgjërua mos ti merrnin ‘kafshatën e gojës’, OFL-ja rrethon gruan e moshuar dhe i sekuestron qeset me spinaq (VD) Gruaja dhe OFL në Don Bosko

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit, ose ndryshe OFL prej ditësh ka nisur aksionin në terren dhe duket se nuk po kursehet ndaj askund.

Në një video të dërguar për redaksinë e JOQ, shfaqet një grua e moshuar në zonën e “Don Boskos” e cila rrethohet nga një tufë me policë të cilët tentojne t’i marrin ato pak zarzavate të vendosura në karrocën e saj që kishte për të siguruar bukën e sotme.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

😐

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on


Të pamëshirshem dhe hijerëndë, ata duket se po debatojnë ashpër me zonjën e moshuar, madje dhe duke e shtyrë me duar, e cila sipas pamjeve ajo duket sikur i përgjërohet që të mos ia marrin kafshatën e gojës. Gjatë momentit në të cilën ndodh ngjarja, është tërhequr dhe vëmendja e kalimtarëve të cilët kalojnë aty pranë. Në një moment të videos shihet një grua e cila i afrohet zonjës së moshuar dhe i del në mbrojtje përballe policisë, por tentativa duket se ka mbetur e kotë.

Marrë nga JOQ 

(a.m/dosja.al)

Shto Koment