Aktualitet

U premtohet se do të marrin 6 pagat e prapambetura, punëtori i vendosur: Këtu do të rri, sa t’i marr kokërr më kokërr

Kanë qëndruar për 12 ditë me radhë në grevë urie, por punëtorët e Poçemit janë të vendosur të qëndrojnë deri në momentin kur të marrin paratë e tyre "kokërr më kokërr", pasi iu është premtuar diçka e tillë si dhe kalimi i ndërmarrjes në shtet.
Featured image of article: U premtohet se do të marrin 6 pagat e prapambetura, punëtori i vendosur: Këtu do të rri, sa t’i marr kokërr më kokërr Punetoret e stacionit te pompimit ne Poçem

MALLAKASTËR– Punëtorët e stacionit të pompimit në Poçem janë tashmë prej 12 ditësh në grevë urie, ku disa prej tyre janë përballur edhe me probleme shëndetësore. Ndërkohë sot ku po bëhen afro dy javë që qëndrojnë në grevë urie, punëtorët mesa duket kanë ende shpresë se do të marrin 6 pagat e tyre të prapambetura që u është deklaruar se do iu jepen. Kjo, pasi ndërmarrja e pompimit të Poçemit ka kaluar në varësi të OST dhe Bashkisë së Mallakastrës.

Lidhur me këtë kalim në rrugë zyrtare të ndërmarrjes punëtorët ndihen disi më të sigurt se do t’ia dalin për të marrë pagat e tyre, pavarësisht se ekziston frika që mund të jetë thjesht një premtim gënjeshtër, e për këtë shkak, ata kanë thënë që nëse do të mashtrohen sërish nuk do të heqin dorë pa marrë paratë e tyre.

Ndërkohë që njëri prej tyre u detyrua të largohej nga greva e urisë pas urdhrit të mjekëve, ai ka këmbëngulur se do t’i rikthehet sërish qëdresës me shokët e tij të punës, për të marë atë që iu përket.

“Refuzojmë ndihmën mjekësore. Të vdesim si kolegu ynë. Nga ana shëndetsore jemi rënduar më shumë, por jemi të hidhëruar për humbjen e shokut tonë. I bëjmë thirrje firmës që të shkojë në familjen e shokut tonë për të çuar pagat se ka lënë dy fëmijët. Ne nuk do të ndryshojmë qëndrimin tonë. Do të shkojmë do të marrim uzinën me forcë, do të themi që uzina është e jona dhe ajo e atyre, do t’i lemë afat deri nesër në orën 12 më nuk do ta presim. Ne do të hyjmë brenda në rafineri dhe do të marrim vendet e punës.”- është shprehur një nga grevistët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një tjetër grevist ka thënë që pavarësisht se ekziston mundësia që premtimi të jetë thjesht një gënjeshtër, do të qëndrojë në grevë pasi shpresa ka ende dhe ajo vdes e fundit, por ai këmbëngul që pararë do t’i marrë kokërr më kokërr.

“Në rrallë të parë ngushëllime familjes së tij, është stres i tmerrshëm, për lekët e tij humbi jetën. Nuk dua të zgjatem shumë, kemi 12 ditë këtu. Lekët kur ka qenë firma na i ka paguar një e nga një, kur ka ikur firma ne kemi punuar për shtetin dhe lekët ia kërkojmë shtetit, mos të na hedhë degë më degë. Shpresa vdes e fundit, por me kismet zotit, po na e shtyjnë, këtu do rri derisa sa të marrë kokërr më kokërr. S’mund të kërkoj më lekë borxh”.”– ka thënë grevisti.

A.C/Dosja.al

Shto Koment