Bota

Greta Thunberg e pa ‘trembur’ para Trump në Davos 2020: Nuk është bërë asgjë për të zgjidhur krizën e klimës

Thunberg u shpreh se qeveritë nëpër botë duhet të dëgjojnë shkencën dhe të fillojnë ta trajtojnë krizën e klimës, mos të qëndrojnë sikur s’po ndodh asgjë.
Featured image of article: Greta Thunberg e pa ‘trembur’ para Trump në Davos 2020: Nuk është bërë asgjë për të zgjidhur krizën e klimës Greta Thunberg

ZVICËR- Në Forumin e Davos në Zvicër adoleshentja 17-vjeçare Greta Thunberg u tha politikëbërësve dhe udhëheqësve të biznesit se mosveprimi i tyre për krizën klimatike është duke ndezur akoma më shumë zjarrin në të gjithë botën.

17-vjeçarja përsëriti mesazhin e saj nga Forumi Ekonomik Botëror i vitit të kaluar, por nxiti audiencën që të veprojnë për klimën.

Pyes veten se çfarë do t’u thoni fëmijëve tuaj  se cila ishte arsyeja e dështimit dhe t’i lini ata të përballen me një kaos klimatik që me vetëdije sollët mbi ta,” -u shpreh ajo.

Teksa fliste para liderëve botërorë  dhe Presidentit amerikan Donald Trump, Thunberg tha:  Vetëdija për krizën e klimës është rritur, por në aspektet e tjera, nuk ka ndryshuar shumë.

Thunberg u shpreh se qeveritë nëpër botë duhet të dëgjojnë shkencën dhe të fillojnë ta trajtojnë krizën e klimës, mos të qëndrojnë sikur s’po ndodh asgjë.

Sipas Thunberg, të dhënat zbulojnë se në atmosferë duhet të çlirohen akoma rreth 420 gigatonë dioksid karboni në mënyrë që bota të ketë mundësi të mbajë nën kontroll rritjen e temperaturës me vetëm 1.5 gradë celcius.

Forumi Ekonomik Botëror është themeluar që prej vitit 1971, i cili synon të bëjë më të mirën për Botën. Prej 49 vitesh ky Forum mbahet në vendin alpin të Zvicrës, në Davos, ku marrin pjesë, politikanë, biznesmenë dhe personazhe të njohur dhe me shumë ndikim në botë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Shto Koment