Rajoni

Dy viktima në 24 orët e fundit në Greqi, shkon në 22 numri total i të vdekurve nga COVID-19

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën nga koornavirusi në 24 orët e fundit në Greqi, ku numërohen në total 22 të vdekur 821 të infektuar.
Featured image of article: Dy viktima në 24 orët e fundit në Greqi, shkon në 22 numri total i të vdekurve nga COVID-19 Foto ilustruese

GREQI –Ditën e sotme në territorin e Greqisë janë shënuar edhe dy viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar numrin total të vdekjeve në  22.

Ndërsa në 24 orët e fundit numri i të infektuarëve është  rritur ndjeshëm, ku regjistruar 78 raste te reja me koronavirus, duke e çuar në 821 bilancin total të të sëmurëve.

“134 persona janë shtruar në spital, ndërsa 22 është numri i përgjithshëm i bashkëqytetarëve tanë që kanë vdekur. Nuk ka një rritje të madhe eksponenciale të sëmundjes në Greqi.”– ka thënë një  zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë për sëmundje koronare të zemrës, Sotiris Tsiodras.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

Burimi: kathimerini.gr

A.C/Dosja.al 

Shto Koment