Bota

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Greqi

Në orët e para të mëgjesit të sotëm është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Greqi.
Featured image of article: Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Greqi Foto ilustruese

GREQI – Është shënuar viktima e parë në Greqi nga koronavirusi,  dhe mësohet  se bëhet fjalë për një 66-vjeçar. Ndërsa numri i  të  prekurëve  ka shkuar mbi  100.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë në orët e para e të ditës së sotme.

Personi që  ka humbur jetën ishte një 66-vjeçar i shtruar në Spitalin Universitar të Patras në perëndim të Greqisë, i cili ishte infektuar nga koronavirusi në një turne fetar me autobus në Izrael dhe Egjipt muajin shkurt.

Ndërkohë sipas mediave greke disa nga udhëtarët që ishin në autobuz me  66-vjeçarin, janë infektuar dhe aktualisht janë në spitale ose në vetizolim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: lifo.gr 

A.C/Dosja.al 

 

Shto Koment