Aktualitet

48 orë në flakë, vihet nën kontroll zjarri në pyllin e Koshnicës në Gramsh, shkrumboi 15 hektarë pisha e shkurre

Nga zjarri janë djegur 5 hektarë pisha dhe shkurre. Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.
Featured image of article: 48 orë në flakë, vihet nën kontroll zjarri në pyllin e Koshnicës në Gramsh, shkrumboi 15 hektarë pisha e shkurre Foto ilustruese

GRAMSH– Banorët e Koshnicës në Gramsh bashkë me forcat zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë zjarrin që kishte përfshirë pyllin në këtë mal, që prej 48 orësh.

Forcat Zjarrfikëse punuan për shuarjen e flakëve, por era e fortë dhe thatësia e barit dhe terrenit, kanë sjellë përhapjen e zjarrit, duke djegur 15 hektarë pisha dhe shkurre. Forcat zjarrfikëse apeluan për ndihmë, pasi deri më tani nuk kanë as autobote uji, duke i shuar flakët me mjete “artizanale”.

“Efektivi jonë përgjatë gjithë ditës ka qenë në NJ.A Skenderbegas fshatit Vidhan Mali Koshnicës, për një zjarre që ka përfshirë disa hektare masivi pyjore me pyll pishe !Kemi punuar gjatë gjithë ditës për shuarjen e tij por zjarri ka përmasa të medha, era dhe bari i thate e favorizone zjarrin! I bëjmë thirrje të gjithë punonjësve të administratës dhe qytetarëve që të bëhemi bashkë që të fikim këtë përbindësh shkatrimtarë!” thuhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, mësohet se pas thirrjes për ndihmë, këtij operacioni iu bashkuan edhe Forcat Zjarrfikëse në Elbasan dhe Cërrik.

(a.m;f.g/dosja.al)

Shto Koment