Aktualitet

Mjeti del nga rruga, plagoset 30-vjeçarja në Gramsh, niset drejt Traumës (Emri)

Sipas raportimeve nga vendngjarja, 30- vjeçarja ishte duke udhëtuar me automjet kur makina e saj tip ‘Golf’, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Featured image of article: Mjeti del nga rruga, plagoset 30-vjeçarja në Gramsh, niset drejt Traumës (Emri) Foto ilustruese

GRAMSH- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të qytetit të Gramshit. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë është plagosur drejtuesja e tij, Klara Hoxha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas raportimeve nga vendngjarja, 30- vjeçarja ishte duke udhëtuar me automjet kur makina e saj tip ‘Golf’, humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mashan. Hoxha u transportua fillimisht në spitalin e Gramshit, por si pasojë e plagëve të rënda që ka pësuar është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment