Politike

Komisioni për Integrimin Europian, Ruçi: Kemi nevojë për bashkëpunim, rajoni ynë s’ka pse të konsiderohet ‘dele e zezë’

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, në fjalën e tij tha se Europa vijon të mbetet vendi i paragjykimeve.

TIRANË- Po zhvillohet konferenca e 16-të e komisioneve parlamentare për integrimin europian. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, në fjalën e tij tha se Europa vijon të mbetet vendi i paragjykimeve. Sipas Ruçit, rajoni ynë është europian dhe s’ka pse të konsiderohet si dele e zezë.

“Kjo konferencë do të diskutojë çështje të bashkëpunimit rajonal. Eupropa vijon të mbetet vendi i paragjykimeve. Rajoni ynë është europian, ska pse të konsiderohet si dele e zezë.Qëndrimet e dyzuara, lëshojnë terren për influenca jo perëndimore. Mos hapja e negociatave nuk do të pasohen me këtë influencë por duhet që Be ta lexojë qartë këtë risk. Sado i padrejtë ky vendim ne nuk jemi dekurajuar por kemi shtuar përgjegjësinë në të gjithë rajonin. Ne jemi të qartë se kemi detyra për të bërë dhe objektiva. BE do ti bashkohemi më shpejtë nëse kemi bashkëpunim rajonal miqësor. Sa më shumë të forcojmë kohezionin rajonal aq më shumë kemi forcim të koherencës me BE.” u shpreh Ruçi.

Më tej Ruçi tha se çështjet e kësaj konference zhvillohen e mbështeten nga Procesi i Berlinit, lidhshmëria, transporti, lëvizja e studentëve dhe njohja e diplomave duke theksuar perspektivat e komunikimit mes vendeve, zhvillimin e kapitalit njerëzor etj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas kreut të Kuvendit, nëpërmjet tyre, vendet tona do të mundësojnë fuqizimin e ekonomive dhe shoqërive të tyre, për të ndërtuar një rajon me zhvillim, mirëqenie, paqe, stabilitet, siguri e qarkullim të lirë të ideve, mallrave, kapitaleve, shërbimeve e qytetarëve.

Kjo Konferencë do të diskutojë disa çështje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal, të cilat zhvillohen e mbështeten nga Procesi i Berlinit, lidhshmëria, transporti, lëvizja e studentëve dhe njohja e diplomave. Këto çështje mund të vlerësohen në disa perspektiva, si: komunikimi midis vendeve tona, mbështetja e rinisë dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor. Të gjitha këto aspekte janë thelbësore për zhvillimin, bashkëpunimin dhe kohezionin rajonal.Nëpërmjet tyre, vendet tona do të mundësojnë fuqizimin e ekonomive dhe shoqërive të tyre, për të ndërtuar një rajon me zhvillim, mirëqenie, paqe, stabilitet, siguri e qarkullim të lirë të ideve, mallrave, kapitaleve, shërbimeve e qytetarëve.
Procesi i Berlinit, si një proces që simbolikisht nisi njëqind vjet pas fillimit të Luftës së Parë Botërore, është një mundësi që u është dhënë vendeve tona, që me mbështetjen e Bashkimit Europian, të afrohen, komunikojnë, mbështesin, plotësojnë, e konkurrojnë njëri-tjetrin. Me qëllim që të ndërtojmë një rajon paqësor, produktiv e konkurrues, që shfrytëzon në mënyrë racionale e të qëndrueshme burimet dhe pasuritë tona dhe i përkthen ato në mirëqenie për qytetarët. Çështjet që do të diskutoni sot nxisin jo vetëm bashkëpunimin rajonal, por edhe bashkëpunimin e rajonit tonë me pjesën tjetër të kontinentit dhe na afrojnë më shumë me familjen europiane. Një afrim që duhet dhe po ndodh natyrshëm, si produkt dhe rezultat i zhvillimit të vendeve tona, i fuqizimit të ekonomive, shëndoshjes së shoqërive, konsolidimit të institucioneve dhe zgjerimit të hapësirave të lirisë”, deklaroi Ruçi.

(a.m.;E.K/dosja.al)

  • 10:10

    Soreca: Jeni në zemër të integrimit, Presidenti i PE, David Sassoli vjen në Tiranë në muajin shkurt

    Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca gjatë konferencës së 16 të komisionit parlamentar për integrimin Europian tha se presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vijë më 4 shkurt në Tiranë. Më tej Soreca ka shtuar se Komisioneri i ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Olivér Várhelyi shprehu optimizmin e tij për hapjen e negociatave dhe jo me shumë mundësi do të arrihet shumë shpejt.

    Komisioneri ishte në Prishtinë pasi zhvilloi një takim si zyrtarë evropian. Për pak ditë me 3 dhe 4 shkurt Sassoli do të jetë në Tiranë. Janë në krye të axhendës Evropiane. E kemi bërë shumë të qartë se angazhimi jonë mbetet i palëkundur dhe i pa lëshuar. Liderët e BE do të diskutojnë në këshill në Mars për zgjerimin dhe më pas në samitit e Ballkanit.” tha ndër të tjera Soreca.

    “Varhelyi shprehu optimizmin e tij që këshilli i marsit mund të sjellë rezultate pozitive. Këtë javë Von der Leayen, deklaroi se samiti i Zagrebit do të jetë i suksesshëm në qendër të diskutimit. Duhet të plotësojmë dhe të punojmë, për angazhimet e tyre. Si parlamentare keni rol jetik. Sa i përket zbatimit të Reformave, luftën kundër krimit dhe për shtetin ligjor. roli i parlamenteve nuk mund të nënvlerësohet. Integrimi në BE nuk është i lehtë por kërkon përkushtueshmëri. Jeni në zemër të procesit. Të monitorohet edhe puna e bërë nga qeveria. Duhet integrim. Nuk është qëllim në vetvete.” tha ndër të tjera Soreca.

    ” Si anëtar të parlamentit keni një rol të rëndësishëm. Është simbol i dialogut politik. Është jetik. Për një progres të mirë. Dialogu nuk është i rëndësishëm vetëm për vendin por edhe mes qeverive të rajonit. Stabiliteti nuk bëhet vetëm në izolim. Arsimi i të rinjve, lidhin këtë rajon me BE. Kemi parë se Bashkëpunimi rajonal mund të sjellë rezultate. Kemi parë se si i gjithë rajoni u bashkua në nëntor pas pasojave të tërmetit, solidariteti duhet të na frymëzoj . Be është pranë jush, duhet të besoni për këtë”,  u shpreh më pas Soreca.

Një Koment në “Komisioni për Integrimin Europian, Ruçi: Kemi nevojë për bashkëpunim, rajoni ynë s’ka pse të konsiderohet ‘dele e zezë’

  1. Ruci te iki te dale ne pension se ka 50 vjet qe ha me luge floriri

Shto Koment