Showbiz

“Qurraviten që t’i vijë gjynah mashkullit”, Graciano Tagani i drejtohet Antonetës: Ti duket se qan kot, s’kam respekt farë për këto femra

VIDEO
Graciano Tagani i është drejtuar Antonetës, duke i thënë se ka përshtypjen se ajo qan kot për të arritur qëllimet kundrejt meshkujve.
Featured image of article: “Qurraviten që t’i vijë gjynah mashkullit”, Graciano Tagani i drejtohet Antonetës: Ti duket se qan kot, s’kam respekt farë për këto femra Balerini Graciano Tagani dhe Antoneta e "Përputhen".

TIRANË– Rubrika e ditës së djeshme në “Trotuar”, u fokusua tek femrat që derdhin lot vetëm për të arritur qëllimet e tyre kundrejt meshkujve. Të pranishmit në panel dhanë mendimet e tyre, por si gjithmonë Graciano Tagani nuk rezervohet dhe e tregon mendimin hapur.

Ai i është drejtuar Antonetës duke i thënë se i jep përshtypjen sikur është pjesë e atyre femrave që qajnë kot, për të cilat balerini nuk ka fare respekt

“80% e femrave mua nuk më hiqet nga mendja që qajnë kot. Komplet lot krokodili për të arritur qëllimet e veta, për tu qurravitur që ti ti vish gjynah. Për këto femra s’kam respekt fare sinqërisht dhe mendoj që Antoneta mund të qajë kot. Nuk e di pse kam atë përshtypje,”- është shprehur Graciano Tagani.

Por, pavarësisht deklaratës së balerinit, Antoneta e “Përputhen” nuk është prekur, duke shpjeguar se femra mund të manipulojë meshkujt edhe pa të qara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kot joo. Unë jam madje nga ato që edhe kur më vjen përpiqem ta mbaj. Unë mendoj që manipulimi nuk ndodh vetëm kur qan, por edhe kur nuk qan. Në momentin që ti përpiqesh t’i mbash ato lot sepse kërkon të tregosh karakter të fortë, ti e manipulon dot,“- është përgjigjur Antoneta.

R.L/Dosja.al

Shto Koment