Aktualitet

Vrasja e Gjyriqit, shtohet një tjetër pistë hetimit, djali ‘fajtor’ për vrasjen e të atit. Shkaktoi aksident dhe ia hodhi pa burg

Dyshohet se vrasja Guxim Gjyriqit mund të ketë ndodhur si hakmarrje për një veprim të djalit të 47-vjeçarit disa vite më parë.
Featured image of article: Vrasja e Gjyriqit, shtohet një tjetër pistë hetimit, djali ‘fajtor’ për vrasjen e të atit. Shkaktoi aksident dhe ia hodhi pa burg

TIRANË–Shtohet një tjetër pistë hetimi për vrasjen e 47-vjeçarit Guxim Gjyriqi disa ditë më parë në Tropojë. Dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur si hakmarrje për një veprim të djalit të 47-vjeçarit disa vite më parë.

Mësohet se i biri ka shkaktuar një aksident duke lënë disa persona të lënduar. I biri nuk u procedua për ‘fajin’ pasi ishte nën moshën 18-vjeçare. Dyshohet se ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me personat e aksidentuar dhe Gjyriquit, për të cilin ai e ka ‘paguar’ me jetë disa vite më vonë.

Guxim Gjyriqi, biznesmen dhe djali i tezes së Fatmir Haklajt u ekzekutua me armë zjarri në hyrje të karburantit më 5 janar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:32, në momentin që Gjyriqi ka dalë nga restoranti i tij. Kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka dhe pamjet janë sekuestruar nga grupi i hetuesve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Tropojë kanë zbarkuar forcat e FNSH-së dhe grupi hetimor për krehjen e zonës dhe për të mbikqyrur vendngjarjen për gjetjen e autorëve. Guxim Gjyriqi njihej në zonë si një njeri i qetë dhe pa probleme. Ai nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë, kështu që pistat ku po hetohet janë dy: konflikte të kohëve të fundit dhe konkurenca për shkak të bizneseve të tij. 

*lajmi është në përditësim

(k.m/dosja.al)

Shto Koment