Sport

Ishte programuar si titullar, ja arsyeja pse Gjimshiti nuk po luan ndaj Valencias

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka provuar dhimbje në nxehje dhe është detyruar t’i lërë vendin Mattia Caldarës.
Featured image of article: Ishte programuar si titullar, ja arsyeja pse Gjimshiti nuk po luan ndaj Valencias Berat Gjimshiti

ITALI- Berat Gjimshiti ishte përzgjedhur si titullar nga Gian Piero Gasperini për ndeshjen kundër Valencias. Atalanta po luan ndeshjen e parë të raundit të 1/8 në Champions League në “San Siro” dhe rreth 50 mijë tifozë janë të pranishëm në stadiumin mitik.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka provuar dhimbje në nxehje dhe është detyruar t’i lërë vendin Mattia Caldarës. 27-vjeçari nga Presheva ka pësuar një kontraktim muskulor përpara fillimit të ndeshjes dhe trajneri i Atalantës është detyruar të bëjë këtë lëvizje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(E.Ç/ Dosja.al)

Shto Koment