Politike

Zgjedhje të parakohshme pas tryezës me PD-në? Gjiknuri flet hapur

I ftuar në emisionin "Opinion", Gjiknuri u shpreh se kjo gjë do të vendoset kur të vijë momenti i duhur. 
Featured image of article: Zgjedhje të parakohshme pas tryezës me PD-në? Gjiknuri flet hapur Damian Gjiknuri
Përditësuar:

TIRANË– Socialisti, Damian Gjiknuri i cili firmosi një marrëveshje me opozitën për reformën zgjedhore tregoi nëse a do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. I ftuar në emisionin “Opinion”, Gjiknuri u shpreh se kjo gjë do të vendoset kur të vijë momenti i duhur. 

“Zgjedhjet e parakohshme kanë vetëm një mënyrë se si zhvillohen. Atë e ka thënë edhe kryeministri sepse ai e ka në dorë dhe ka një mënyrë kur vet mazhoranca me vullnetin e saj shpërndan parlamentin kur ai humbet votëbesimin. Nëse në një situatë të caktuar mund të gjykojë kjo mazhorancë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme atë do ta vendosim kur të vijë momenti i duhur,”- tha Gjiknuri.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur sot në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment