Sociale

Momenti prekës/ Gjesti fisnik i qytetarit, blen bluzë në dyqan dhe ia vesh lypësit të gjymtuar në mes të rrugës (VIDEO)

Duke qëndruar në trotuar, ai iu kërkon cigare këmbësorëve, të cilët herë i japin kur munden dhe herë e “injorojnë” kërkesën e tij.
Featured image of article: Momenti prekës/ Gjesti fisnik i qytetarit, blen bluzë në dyqan dhe ia vesh lypësit të gjymtuar në mes të rrugës (VIDEO) Qytetari dhe lypësi

TIRANË– Një qytetar nga Tirana ka emocionuar sot me gjestin e tij një lypsar, i cili qëndron zakonisht në zonën e rrethrrotullimit të “Zogut të Zi”. Ai nuk mundet të ecë, pasi nuk ka njërën këmbë, pra është i gjymtuar. Duke qëndruar në trotuar, ai iu kërkon cigare këmbësorëve, të cilët herë i japin kur munden dhe herë e “injorojnë” kërkesën e tij.

Emocionuese/ Gjesti human i burrit nga Tirana, blen në butik bluzën dhe ia vesh lypësit të gjymtuar on Vidnews.

Teksa ndodhemi në ditët e fundit të muajit Janar, një qytetar ka bërë gjestin human për “njeriun në rrugë”, duke blerë një bluzë, të cilën më pas ia ka çuar tek vendi ku ai rri dhe e ka ndihmuar që ta veshë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky veprim është një gjest tepër fisnik nga ana e qytetarit, i cili duhet të jetë shembull për secilin nga ne. Të ndihmojmë njerëzit në nevojë, aq sa të mundemi. Në videon e siguruar nga JOQ Albania, shfaqet qytetari, i cili ndihmon lypsarin e gjymtuar të veshë bluzën.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment