Aktualitet

UAMD fton studentët të informohen mbi punësimin në Gjermani: Ja si të aplikojnë 

Në një njoftim në faqen zyrtare UAMD fton studentët të aplikojnë, duke ndjekur hapat përkatës, sipas informimit të qendrës gjermane të Informacionit për Migracion.
Featured image of article: UAMD fton studentët të informohen mbi punësimin në Gjermani: Ja si të aplikojnë  Foto nga UAMD

DURRËS- Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës ka promovuar punësimin në Gjermani. Në një njoftim të bërë në faqen zyrtare ditën e djeshme,  UAMD fton studentët të aplikojnë, duke ndjekur hapat përkatës, sipas informimit të qendrës gjermane të Informacionit për Migracion.

Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Aftësim dhe Karrierë (DIMAK) dhe Zyra e Karrierës në UAMD ju ftojnë në një sesion informues mbi punësimin sezonal në Gjermani (gjatë muajve të verës).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Studentët e pranishëm do të njihen me kriteret dhe dokumentat për aplikim si dhe hapat përkatës që duhen ndjekur. Sot, ora 11:00 Salla e Konferencave, Fakulteti i Edukimit, Kampusi Universitar Spitallë”, shkruhet në njoftimin e UAMD-së.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment