LIVE UPDATES
Bota

Vrasjet në Hanau, eksperti: Sulmuesit veprojnë vetëm, por të gjithë i bashkon botëkuptimi racist

21 Shkurt 2020, 14:34 Nga DOSJA
Vrasjet në Hanau, eksperti: Sulmuesit veprojnë vetëm, por të

DW:  Në Hanau humbën jetën 10 vetë, sulmuesi vrau veten. Autori i sulmit në Hanau la edhe një video dhe letër. A shikoni paralele me sulmet ekstremiste të djathta në Christchurch apo sulme të tjera?

Rathje: E çuditshme që atentatori i dyshuar në video flet anglisht. Po anglisht ka folur edhe autori që planifikonte një gjakderdhje në Halle. Kjo do të thotë, se synohet adresimi i një komuniteti ndërkombëtar. Këtë e synonte edhe sulmuesi në Christchurch. Megjithatë në bazë të njohurive që kemi sot, ka disa të dhëna që nuk përshtaten me të tjerat. Kështu në video, sulmuesi i drejtohet popullsisë në SHBA, kurse në letrën që ka lënë pas, e që besohet se është prej tij, ai i drejtohet popullit gjerman.

Me sa pavarësi veprojnë autorë të tillë krimesh?

Krimin këta persona e kryejnë vetë. Por nuk duhet harruar sfondi kulturor, brenda të cilit kanë qarkulluar këta njerëz. Edhe ky atentator i dyshuar, kishte një botëkuptim të plotë ekstremist të djathtë, që në masë të madhe udhëhiqej nga ideologjia e konspiracionit, pra nga përfytyrimi, se fuqi të fshehura në prapaskenë janë përgjegjëse për të këqijat e botës. Kjo ideologji ishte e ngjizur me fantazi raciste të shfarosjes, antisemitizmin dhe ide antifeministe.

Me sa duket luan rol këtu edhe ideja e të ashtuquajturit zëvendësim i popullsisë, pra përfytyrimi, se popullsia vendase në vendet perëndimore, po spostohet nga emigrantët, ose madje duhet të zëvendësohet nga emigrantët. Ky duket një motiv që përsëritet.

Kjo ide është aktualisht motivi kryesor ideologjik i të djathtës ekstreme, kur bëhet fjalë për terrorin. Ky është miti i gjoja zëvendësimit të madh, në SHBA gjendet që nga vitet 90-të, tek ultra-ekstremistët e djathtë dhe është quajtur “gjenocid i bardhë”, pra shihet si gjenocid ndaj të bardhëve. Kjo është një histori e vjetër. Që në librin “Mein Kampf” shkruan Hitleri për këtë, pra një motiv i vjetër, që tani po bëhet sërish i fuqishëm.

A mund të ndalen atentate të tilla?

Tek persona të veçuar, që radikalizohen, duke u lidhur në mënyrë anonime në komunitetet online, kjo është e vështirë. Këtu vetëm mund të vëzhgohet dhe të merret seriozisht, kur njerëzit ndryshojnë. Për këtë nevojitet kontakti dhe vëmendja, kur njerëzit i lëshojnë publikisht deklarata, qofshin të llojit diskriminues, qofshin të lidhura me fantazi dhune. Aty duhet që të mbash vesh. Tani duhet parë më me vëmendje, se çfarë ka publikuar sulmuesi i Hanaut, çfarë videosh dhe dokumentesh ka vënë online. Por nganjëherë është shumë e vështirë, të identifikosh persona, që nuk qarkullojnë në qarqet esktremiste të djathta që njihen, për shembull në grupime kameradësh apo në një parti. Këtu duhet të jesh më shumë i vëmendshëm.

Kontrollohet shumë pak leja e armës?

Edhe në Gjermani megjithë një legjislacion të fortë për armët, ndryshe nga SHBA, ekziston problemi që zotërojnë armë njerëzit që kanë edhe fantazi të dhunës dhe terrorit. Këtu duhet që autoritetet, organizatat që merren me armët apo lejet e tyre të identifikojnë këta njerëz dhe të marrin seriozisht të dhënat.

Jan Rathje është ekspert për njohjen e ekstremizmit të djathtë dhe racizmit tek Fondacioni Amadeu Antonio, një organizatë që ka marrrë emrin e Amadeu Antonio  Kiowa nga Angola që u bë viktimë e dhunës së ekstremistëve të djathtë në Gjermani pas ribashkimit në vitet 90-të.

Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 11 viktima ne gjermani gjermani sulm me arme ne gjermani 11 viktima ne gjermani gjermani sulm me arme ne gjermani

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni