LIVE UPDATES
Bota

Paniku global nga Koronavirusi, ja çfarë duhet të dimë!

28 Janar 2020, 09:28 Nga DOSJA
Paniku global nga Koronavirusi, ja çfarë duhet të dimë!

GJERMANI- Sa shpejt përhapet sëmundja e re e mushkërive?

Shumë shpejt: Numri i të infektuarve ndryshon gati me orë, e ka kaluar ndërkohë disa mijëra vetë të infektuar. Një specialist i një Instituti të Shëndetësisë të Hong Kongut që nuk do t’i përmendet emri e vlerëson shifrën jozyrtare të të infektuarve për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa, në këtë moment afër 25.000 vetë. Disa dhjetëra persona kanë ndërruar jetë nga virusi, persona që më parë ishin të sëmurë kronikë. Raste të infektimit janë konfirmuar në Tajlandë, Japini, Tajvan, SHBA, Francë, edhe në Gjermani, Bavari. Aeroportet aziatike dhe në vende të tjera kanë futur kontrollet e temperaturës dhe masa të tjera mbrojtëse.

Si transmentohet virusi?

Autoritetet kineze e kanë konfirmuar transmentimin e virusit nga njeriu tek njeriu. Por ende e pasqaruar është, se sa lehtë kalon virusi mes njerëzve dhe nëse në zhvillimin e mëtejshëm ai pëson mutacione duke u përshtatur tek strehuesi i ri, njeriu. Infektimet e para janë lokalizuar në një treg peshku, të mbyllur ndërkohë, në provincën kineze Vuhan, ku shiteshin edhe kafshë të egra. Me gjasë virusi ka kaluar fillimisht nga kafsha tek njeriu (zoonosa), ose si shumë të tjera përmes ajrit. Zoonosa mund të transmentohet edhe nga ushqimet, si për shembull mishi, kur nuk është i zier mirë ose i përgatitur në kushte higjienike të duhura.

Çfarë dihet për virusin?

Ekspertët kanë zbuluar një sekuencë gjenetike të “coronavirus” 2019-nCon, që më parë nuk ishte e diagnostifikuar tek njerëzit. Viruset Corona njihen që në vitet 60-të. Emri i virusit vjen nga forma kurorë nga jashtë e strukturës së proteinës që mbështjell virusin. Normalisht këto viruse nuk janë të pazakontë. Shpesh infeksionet me viruse të tilla janë të padëmshme, e kanë simptomat e gripit  si temperaturë, kollë apo mbajtje fryme. Po ashtu mund të shfaqen edhe probleme me diarrenë.

Por “Coronavirus” është shumë i fshehtë dhe i tranformueshëm, ato janë pjesë e grupit të viruseve, RNA që shfaqin tipare të variabilitetit gjenetik. Kjo do të thotë se është e lehtë për ta të mposhtin barrierat dhe të infektojnë llojet e ndryshme ku strehohen. Si pasojë këta viruse shkaktojnë edhe sëmundje të rënda, infeksione të rënda mushkërish, bllokimin e frymëmarrjes deri edhe vdekjen. Në vitin 2002 dhe 2003 lloji agresiv i “Coronavirus”, SARS-CoV shkaktoi një epidemi, ku u infektuan 8.000 vetë dhe vdiqën 800 të infektuar. Në vitin 2012 një formë tjetër e virusit, MERS-CoV u përhap në gadishullin arabik.

Kush është më i rrezikshëm – Sars apo nCov?

Shqetësuese është një deklaratë e autoriteteve kineze nga 26 janari, se mbajtës të virusit të ri Corona janë infektues që në periudhën e inkubacionit, pra që para se të shfaqin simptomat, ndryshe nga epidemia SARS në vitin 2003. Atëherë infektimi ndodhte pas simptomave. Nga ana tjetër SARS ishte shumë i rrezikshëm, se “coronavirus”. 10% e të infektuarve atëherë ndërruan jetë. Tani janë më pak se 3% që kanë rënë viktimë dhe shumica kanë pasur sëmundje të tjera.

Çfarë masash duhen marrë?

Komiteti i Emergjencës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë,(WHO) ende po diskuton, nëse duhet shpallur gjendja ndërkombëtare e emergjencës. Kjo do të thotë masa izolimi, kontrolle të përforcuara kufitare, ngritje e qendra speciale të trajtimit dhe kufizime në trafikun ndërkombëtar. Që tani në aeroportet në Kinë dhe disa vende aziatike, SHBA dhe Itali kryhen kontrollet e temperaturës. Japonia ka shpallur paralajmërimin për rrezikun e udhëtimit në Kinë.

Masa tjetër janë rregullat e higjienës dhe të sjelljes. Mënjanimi i kontaktit trupor me personat me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes si edhe me kafshët e egra apo shtëpiake të gjalla. Larja e shpeshtë e duarve, por sidomos pas kontaktit me persona të sëmurë ose ambientin ku ata janë.

Ekspertët ende nuk e shohin rrezikun e një përhapjeje botërore. Virologu Jonas Schmidt-Chanasit nga Instituti Bernhard Nocht tha për Deutsche Wellen, se “aktualisht rreziku është shumë i vogël”. Por sipas tij duhet të vazhdojë “monitorimi permanent i situatës, jo vetëm përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por edhe Institutit Robert Koch dhe Qendrës Europiane për Ndalimin e Kontrollin e Sëmundjeve.”

Marrë nga DW 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota france gjermani koronavirusi në kinë obsh virusi ne kine france gjermani koronavirusi në kinë obsh virusi ne kine

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën