Bota

Rriten rastet e reja në Gjermani, rreth 3 mijë të infektuar brenda 24 orëve, 31 vikitma nga COVID-19

Këto të dhëna janë bërë publike nga kreu i Institutit Robert Koch (RKI), agjencia federale e shëndetit publik në Gjermani.Ndër të tjera ai tha se me rritjen e numrit të të sëmurëve mund të mos ketë më shtretër dhe ventilatorë të mjaftueshëm në spitale.
Featured image of article: Rriten rastet e reja në Gjermani, rreth 3 mijë të infektuar brenda 24 orëve, 31 vikitma nga COVID-19 Foto ilustruese

GJERMANI– Gjermania ka regjistruar një numër të lartë të të infektuarëve në të gjithë territorin e saj nga koronavirusi, ku vetëm brenda  24 orëve të  fundit janë regjistruar 2958 raste të reja, duke e çuar numrin totoal të të sëmurëve në 13,987.

Ndërkohë që deri më tani janë konfirmuar 31 viktima, ku 11  prej tyre janë shënuar vetëm në  24 orët e fundit.

Këto të dhëna janë bërë publike nga kreu i Institutit Robert Koch (RKI), agjencia federale e shëndetit publik në Gjermani.

 “Ne do të shohim më shumë fatalitete gjatë disa javëve të ardhshme – përfshirë këtu në Gjermani.”-ka deklaruar shefi i RKI, Lothar Wieler.

Ndër të tjera ai tha se me rritjen e numrit të të sëmurëve mund të mos ketë më shtretër dhe ventilatorë të mjaftueshëm në spitale.

“Më shumë njerëz do të infektohen; më shumë njerëz do të pranohen në dhomat e urgjencës dhe më shumë njerëz do të kërkojnë ndihmë të frymëmarrjes dhe për këtë arsye duhet të kemi frikë se nuk do të ketë ventilatorë të mjaftueshëm”, tha Wieler.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prandaj mes kësaj situate të vështirë ai u bëri thirrje njerëzve të mbajnë distancën mes njëri-tjetrit për të luftuar pandeminë, duke shtuar se u takon autoriteteve lokale për të vendosur masa drastike.

“Nëse ka ende njerëz në vendin tonë që nuk e besojnë këtë, të cilët nuk më besojnë mua, të cilët mendojnë se kjo është panik, atëherë unë vetëm mund t’u bëj thirrje atyre që më në fund të hapin sytë nga ky realitet. Nëse të gjithë i përmbahen asaj që është caktuar, ne mund ta ngadalësojmë këtë epidemi në maksimumin e mundshëm”.-u shpreh  ai.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: aljazeera

A.C/Dosja.al

Shto Koment