Bota

Gjermania e përcakton, Jens Spahn: Koronavirusi është bërë një pandemi globale

Gjermania është i pari vend që e përcaktoi Covid-19, si një fenomen pandemik.
Featured image of article: Gjermania e përcakton, Jens Spahn: Koronavirusi është bërë një pandemi globale Jens Spahn

GJERMANI– Gjermania është një nga vedet e prekura nga virusi vdekjeprurës kinez, ku paniku është shtuar çdo ditë e më shumë me rritjen e pacientëve të sëmurë nga virusi.

“Koronavirus, është bërë një pandemi globale”,-kështu është shprehur ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Organizata Botërore e Shëndetit, vijon të flasë për një pandemi, duke arsyetuar se koronavirusi, mund të vihet nën kontroll. Nga ana tjetër, ndryshe mendon Gjermania, e cila është vendi i parë, që e përcaktoi Covid-19, si një fenomen pandemik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3200 viktima dhe afro 93.129 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 79 viktima dhe mbi 2200 të infektuar. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar. OBSH njofton se ka një mungesë globale të pajisjeve mjekësore, ndërsa Banka Botërore ka dhuruar 12 miliard dollarë në ndihmë të zhdukjes së koronavirusit. Në Shqipëri s’ka ende asnjë rast të konfirmuar.

Burimi: thelocal.de

A.C/Dosja.al

Shto Koment