Sport

E FUNDIT/ Agjenti i Kumbullës fotografohet në selinë e klubit italian

Sipas mediave italiane dy skuadrat që do të luftojnë fort për shërbimet e tij janë Napoli dhe Inter, ndërsa agjenti i tij është fotografuar ditën e sotme në zyrat e Interit.
Featured image of article: E FUNDIT/ Agjenti i Kumbullës fotografohet në selinë e klubit italian Marash Kumbulla

Gazetari i Sky Fabrizio Romano, ka publikuar një foto ku në të shihet agjenti i Marash Kumbullës. Vetë agjenti i tij Gianni Vitali është fotografuar në zyrat e Interit, nuk dihet nëse kjo është një lëvizje drejt klubit zikaltër apo thjesht dy palët do të diskutojnë për çmimin e tij.

Gianni Vitali në zyrat e Interit

Shumë klube janë vendosur në ndjekje të talentit shqiptar. Juventus, Napoli por edhe së fundmi Manchester United ka bërë sondazh në lidhje me lojtarin 19 vjeçar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një betejë që mbetet e hapur, por sipas mediave italiane dy skuadrat që do të luftojnë fort për shërbimet e tij janë Napoli dhe Inter që kërkojnë ta mbyllin për në qershor tē ardhmen e talentit shqiptar.

(e.c/ dosja.al)

Shto Koment