Bota

“Londër, ja ku erdhëm”, pamjet nga udhëtimi i emigrantëve drejt Britanisë me kamion: Gëzuar Vitin e Ri, ne ju duam…(VD)

Njëri prej emigrantëve që u hodh  nga kamioni, kishte thirrur: Gëzuar Vitin e Ri, ne ju duam… Londër, ja ku erdhëm.
Featured image of article: “Londër, ja ku erdhëm”, pamjet nga udhëtimi i emigrantëve drejt Britanisë me kamion: Gëzuar Vitin e Ri, ne ju duam…(VD) Momentet kur emigrantët janë hedhur nga kamioni

LONDËR– “Daily mail” ka publikuar një video ku një grup emigrantësh shihen duke dalë fshehurazi nga një kamion i cili ka shkelur në tokën britanike.

Mësohet që kamioni nga ku doli grupi me 5 emigrantë është në pronësi të një kompanie industriale në Essex të Anglisë.

Pesë burrat dolën jashtë nga pjesa e pasme e kamionit duke grisur mbulesën e tij në momentin kur ka bërë një ndalesë në Stonehouse Estate në Purfleet, Essex, në orën 11:30 të së enjtes.

Sipas “Daily Mail” çdo emigrant që kërkon të shkojnë në Britaninë e Madhe në një mënyrë të tillë, është një burim rreziku për jetën e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa sipas një dëshmitari, njëri prej emigrantëve që u hodh nga kamioni, kishte thirrur: Gëzuar Vitin e Ri, ne ju duam… Londër, ja ku erdhëm.

Por ata janë larguar nga vendngjarja para se të arrinte policia. Rasti i fundit më tragjik i emigrantëve është edhe ngjarja fatale e 39 personave që vdiqën brenda kamionit.

Burimi:  Dailymail 

A.C/Dosja.al

Shto Koment