Aktualitet

U emërua nga Kajmaku, gjykata pezullon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë së Vorës (Emri)

Picari u emërua nga ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku, pasi ky i fundit ishte shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Featured image of article: U emërua nga Kajmaku, gjykata pezullon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë së Vorës (Emri) Genti Picari

VORË- Gjykata e Tiranës ka pezulluar  nga detyra nënkryetarin i Bashkisë së Vorës Genti Picari. Mësohet se Picari u emërua nga ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku, pasi ky i fundit ishte shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ishte subjekt i ligjit Dekriminalizimit.

Ishte pikërisht Kajmaku, që në vendimin e fundit para se të shpallej në kërkim, shkarkoi dy nënkryetarët e bashkisë dhe i kaloi kompetencat e kryetarit Genti Picarit, duke e emëruar nënkryetar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Agim Kajmaku është akuzuar nga Partia Demokratike se prekej nga dekriminalizimi, pasi kishte fshehur në formularin për Dekriminalizimin, një arrestim të bërë në Greqi, me emrin Jorgo Toto. Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment