Showbiz

Pak kohë nga lidhja pasionante me biznesmenin turk, Genta Ismajli shtatzënë? Me barkun e rrumbullakosur, ‘plasin’ urimet në profilin e Ustës (FOTO)

Genta Ismajli është shfaqur me barkun e rrumbullakosur krah biznesmenit turk, dhe të gjithë aluduan për një shtatzëni të këngëtares.
Featured image of article: Pak kohë nga lidhja pasionante me biznesmenin turk, Genta Ismajli shtatzënë? Me barkun e rrumbullakosur, ‘plasin’ urimet në profilin e Ustës (FOTO) Këngëtarja, Genta Ismajli dhe partneri i saj turk, Usta.

TURQI– Prej disa kohësh, Genta Ismajli ka pranuar se është marrëzisht e dashuruar me biznesmenin turk, me emrin Usta, madje ka folur edhe për plane për martesë.

Në një foto të ndarë nga miliarderi turk në rrjete sociale, Genta Ismajli ka pozuar krah tij, veshur me një fustan të zi, ngjitur pas trupit, që nxjerr në pah të gjitha format e saj. Me barkun e rrumbullakosur, në postimin e Ustës kanë plasur komentet e urimit, për shtatzëninë e papritur.

Postimi i biznesmenit turk.

“Urime për shtatzëninë! Ju keni ndjekur zemrën tuaj! Mos u merakosni për të tjerët!”- shkruan një ndjekës në profilin e biznesmenit turk.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këngëtarja Genta Ismajli deklaroi pak kohë më parë se është gati për t’u bërë nënë. Mos vallë Genta Ismajli ka realizuar dëshirën e saj dhe është në pritje të ëmbël?!

R.L/Dosja.al

Shto Koment