Aktualitet

Gent Ibrahimi pret në takim zyrtar delegacionin e Zyrës së Prokurorisë Federale të Belgjikës: Pavarësia e sistemit gjyqësor në themelet e reformës

Takimi zhvillohet në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri.
Featured image of article: Gent Ibrahimi pret në takim zyrtar delegacionin e Zyrës së Prokurorisë Federale të Belgjikës: Pavarësia e sistemit gjyqësor në themelet e reformës Gent Ibrahimi dhe delegaconi i Prokurorisë Federale të Belgjikës

TIRANË- Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi priti sot në një takim zyrtar delegacionin e Zyrës së Prokurorisë Federale të Belgjikës, të kryesuar nga Prokurori Federal, z. Frederic Van Leeuw. Takimi zhvillohet në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri.

“Jemi krenarë për çfarë kemi arritur në një vit ekzistencë.Këshilli menaxhon karrierën e prokurorëve bazuar në integritet, profesionalism dhe meritokraci.Pavarësia dhe efiçenca e sistemit gjyqësor duhen të rrinë në themelet e kësaj reforme”, u shpreh Ibrahimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa prokurori Frederic Van Leeuw tha se: Suksesi i reformës në drejtësi do të garantohet nga zbatimi rigoroz të saj.Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe koordinimi më të mirë sigurojnë funksionimin e sistemit.Të gjithë do të punojnë së bashku.

Ditën e djeshme Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela priti në një takim zyrtar delegacionin e Zyrës së Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës. Gjatë këtij takimi u vlerësua nevoja për të vazhduar në mënyrë të koordinuar me institucionet përkatëse shkëmbimi i informacionit, si dhe u diskutua përdorimi i formave të veçanta të bashkëpunimit si skuadrat e përbashkëta hetimore.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment