Televizion

“Zemër nuk ndikohem, jetoj me njerëzit, por…”- Gazetarja  e ‘Aldo Morning Show’ nuk pyet për kritikat, del sërish me bikini para kryeministrisë

Sërish mëngjesin e sotëm Griselda Katirai ka dalë përpara kryeministrisë e veshur vetëm me bikini para kryeministrisë duke raportuar live për emisionin Aldo Morning Show.
Featured image of article: “Zemër nuk ndikohem, jetoj me njerëzit, por…”- Gazetarja  e ‘Aldo Morning Show’ nuk pyet për kritikat, del sërish me bikini para kryeministrisë Gazetarja e TV Klan, Griselda Katirai.

TIRANË– U kritikua dhe mori një lumë me komente negative, por duket se  reporteren e Tv Klan nuk e ndal asgjë. Sërish mëngjesin e sotëm ajo ka  dalë përpara kryeministrisë e veshur vetëm me bikini.

Ndërsa mbi bikini kishte vetëm në bluzë, e ka hequr live në televizion teksa po raportonte për emisionin “Aldo Morning Show”.

“Unë vërtet jetoj me njerëzit, por nuk jetoj për ata. Zemër nuk ndikohem asnjëherë unë.”- është shperhur reporterja para se të hiqte bluzën.

Ndërkohë dje u mësua se ajo quhej Griselda Katirai, e cila është një aktore e re, por në televizion ajo ka dalë për herë të parë ditën e djeshme me bikini të zeza, duke bërë që rrjeti të “vlojë” në kritika për të.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dje ajo mbante veshur sipër një triko të verdhë të gjatë, duke vënë në pah të gjitha linjat truprore.

Ndërkohë në profin zyrtar të saj në Instagram bien në sy fotot me bikini pranë Rektoratit në Tiranë, foto me armë dhe video të tjera mjaft të nxehta dhe provokuese.

A.C/Dosja.al

Shto Koment