Bota

Tragjedia ajrore në Iran, gazetaret e famshme heqin dorë nga profesioni: Kemi gënjyer për 13 vite

Gelare Jabbari dhe Saba Rad kanë lajmëruar dorëheqjet e tyre përkatëse, me anë të statuseve në rrjetet sociale.
Featured image of article: Tragjedia ajrore në Iran, gazetaret e famshme heqin dorë nga profesioni: Kemi gënjyer për 13 vite Gelare Jabbari dhe Saba Rad
Përditësuar:

TIRANË- Dy gazetaret iraniane japin dorëheqjen pas tragjedisë ajrore në Iran ku mbetën të vrarë 176 persona. Gelare Jabbari dhe Saba Rad kanë lajmëruar dorëheqjet e tyre përkatëse, me anë të statuseve në rrjetet sociale.

Më falni, kam gënjyer për 13 vite,”- shkruan Jabbari në Instagram. Ndërsa Rad vijon me statusin e saj: Nuk do të kthehem kurrë më në televizion!

Jababri, për 13 vite radhazi ishte një nga personazhet më të njohura dhe të dashura të televizionit shtetëror, por edhe lajmëtarja e propagandës të regjimit të Ajatollahut Khomenei. Por tragjedia e aeroplanit ukrainas ku humbën jetën 176 persona ishte e tepërt për të, dhe gazetarja njoftoi braktisjen e gazetarisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sindikata e gazetarëve në Teheran ka protestuar duke deklaruar që në Iran po përjetohet funerali i besueshmërisë publike, që po cenon reputacionin e mediave zyrtare në atë vend. Ata e akuzojnë qeverinë si përgjegjëse për rrëzimin e avionit që la pas 176 viktima. Shumica e viktimave ishin nga Irani dhe Kanada. Irani ka pranuar se e shkaktoi aksidentin e aeroplanit PS752 të Ukrainian International Airlines, i cili u godit nga një raketë me rreze të shkurtër jo shumë kohë pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Teheranit. 

R.G/F.M/ Dosja.al

Shto Koment