Showbiz

Çdo vajzë do e dëshironte një partner si Gaz Paja, aktori i humorit përvesh mëngët dhe lan enët (FOTO)

Përmes një postimi në Instastory ai ka treguar se ka larë edhe enët në shtëpi, duke treguar kështu që ai e ndihmon  bashkëshorten e tij Irën me punët e shtëpisë.
Featured image of article: Çdo vajzë do e dëshironte një partner si Gaz Paja, aktori i humorit përvesh mëngët dhe lan enët (FOTO) Aktori i humorit Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira.

TIRANË– Gjatë ditëve të gjata të karantinimit si shkak i Covid-19  të gjithë kanë  pasur më shumë mundësi të bëjnë punë shtëpie. Nuk po flasim vetëm për gratë, por edhe burrat duket se kanë ndihmuar gjatë izolimit në punët e shtëpisë.

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja izoluar si shumica e njerëzve në Shqipëri ka kaluar shumë kohë në shtëpi, sa i është dashur të merret edhe me gatimin ose pastrimin .

Së fundmi përmes një postimi në Instastory ai ka treguar se ka larë edhe enët në shtëpi, duke treguar kështu që ai e ndihmon  bashkëshorten e tij Irën me punët e shtëpisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Krahas një fotoje nga dritarja ku duket një pamje e bukur aktori shkruan:  Sa bukur pamja kur laj enët.

Postimi i Gaz Pajës në Instastory.

Kujtojmë se ata janë  bërë prindër në tetor të 2019, dhe kuptohet që Ira bashkëshortja e tij e ka të vështirë të kujdeset njëkohësisht edhe për shtëpinë edhe për vogëlushin.

A.C/Dosja.al

Shto Koment