LIVE UPDATES
Politike

Negociatat me BE/ Franca dhe Holanda heqin veton vetëm nëse Shqipëria riatdheson azilkërkuesit?

13 Shkurt 2020, 19:48 Nga DOSJA
Negociatat me BE/ Franca dhe Holanda heqin veton vetëm nëse

FRANCË– “Presidenti Emmanuel Macron do të japë miratimin për hapjen e negociatave vetëm nëse Shqipëria nënshkruan një dokument për riatdhesimin e të gjithë azilkërkuesve nga Franca”. Këto janë raportet që qarkullojnë orët e fundit në mediat europiane dhe rajonale, e që kanë ngritur jo pak shqetësim për qëndrimin e Francës ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në prag të samitit të marsit.

Një zyrtar i lartë europian, duke folur në kushte anonimiteti, ka zbuluar se Franca nuk është mjaftuar vetëm me ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit, por ka vendosur si kusht edhe zgjidhjen e çështjes së azilkërkuesve.

“Franca ka vënë si kusht për të tërhequr veton ndaj negociatave me Shqipërinë riatdhesimin e të gjithë azilkërkuesve nga vendi i vogël i Ballkanit Perëndimor”, shkruan gazeta e njohur europiane “Euractiv”. “Zyrtarë të lartë në Bruksel bëjnë të ditur se Parisi pritet të kërkojë nënshkrimin e një dokumenti dypalësh për rikthimin e azilkërkuesve në vendin e tyre”, thekson gazeta.

Lajmi është konfirmuar më pas edhe nga agjencia e lajmeve “Balkan Insight”, e cila po ashtu citon zyrtarë të lartë të BE-së. Sipas kësaj agjencie, të njëjtit shqetësim i është bashkuar edhe Holanda, e cila po ashtu kërkon që qeveria shqiptare të riatdhesojë azilkërkuesit.

“Zyrtarët e BE-së thonë se Shqipëria e ka më të vështirë të marrë dritën jeshile për bisedimet, pasi Franca dhe Holanda kanë kushtëzuar dhënien e dritës jeshile për negociatat vetëm nëse Tirana nënshkruan një marrëveshje për riatdhesimin e azilkërkuesve”, shkruan “Balkan Insight”.

Ajo thekson se pasi Komisioni Europian propozoi metodologjinë e re të zgjerimit, Parisi ka të ngjarë të mbajë një qëndrim më të “butë”, por se kërkon paralelisht që Shqipëria të angazhohet për çështjen e azilkërkuesve. Në tetor, Franca bllokoi fillimin e negociatave zyrtare të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kundër dëshirave të shumicës së anëtarëve të tjerë të BE-së. Në konferencën e pëbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, Presidenti francez, Emmanuel Macron konfirmoi se qëndrimi i Parisit për të mos hapur negociatat as me Shqipërinë dhe as me Maqedoninë e Veriut lidhet me kërkesat e larta të azilkërkuesve shqiptarë në Francë.

Në konferencën për shtyp pas takimit me Angela Merkel në Tulusë, Macron e cilësoi absurd faktin që vendet që dëshirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian, para se të nisin negociatat marrin lëvizjen e lirë në vendet e Unionit.

Është e vështirë ti shpjegoj francezëve që do ti hapin negociatat Shqipërisë sepse Shqipëria cilësohet si një vend i sigurt dhe nuk mund ta shpejtoj pse kemi probleme me azilkërkuesit nga një vend i sigurt. Nuk mund të bëj gjëra që francezët e kanë të pamundur ta kuptojnë”, tha Macron. “Kemi gjëra të tjera për të përfunduar më pas të hapim negociatat. Mendoj që duhet të reformojmë edhe procedurën e anëtarësimit dhe të hapjes së negociatave, sepse ka shumë gjëra absurde, si shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është njëlloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil këtej”, deklaroi ai.

Natasha Wunsch, eksperte e Integrimit Europian në Bruksel thotë se metodologjia e re e Komisionit Europian për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pritet të jetë një shtysë e madhe për Francë, sidomos sepse i ofron mundësi vendeve anëetare të jenë pjesë dhe të kushtëzojnë procesin.

“Metodologjia e re i hap rrugën mbikëqyrjes politike nga shtetet anëtare, dhe duke theksuar kthyeshmërinë e negociatave. Prandaj mendoj se metodologjia e rishikuar është një shans i mirë për të nxitur Francën, dhe posaçërisht Presidentin Francez Macron, të pranojnë hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin në samitin e ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor në maj”, shprehet ajo në një intervistë me “European Western Balkans”.

Por një nga shqetësimet e ekspertëve pas prezantimit të kësaj metogologjie ka qënë se vendet anëtare mund të vendosin ta kushtëzojnë procesin e integrimit për shkak të interesave të tyre të brendshme që nuk lidhen me unionin. Franca dhe Holanda kanë ngritur prej kohësh shqetësime për emigrantët shqiptarë, Parisi për shkak të radhëve të azilkërkuesve dhe Amsterdami për shkak të rritjes së kriminalitetit shqiptar. Ky i fundit pat kërkuar madje një vit më parë edhe pezullimin e liberalizmit të vizave për Shqipërinë, kërkesë që u refuzua nga Komisioni Europian.

Franca ndërkohë vëren hapa pas për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve pasi shqiptarët janë të dytët pas afganëve. Në 2015 pati një fluks të pashembullt të shtetasve shqiptarë që aplikuan për azil kryesisht në Gjermani e Francë. Kjo detyroi autoritetet vendeve të prekura që të shtojnë komunikimin me Tiranën për të parandaluar këtë fenomen. Menjëherë nisi një fushatë informimi edhe nga Bashkimi Europian, ku theksohej se Shqipëria bënte pjesë tek vendet e origjinës të sigurta dhe shtetasit e saj nuk mund të përfitonin azil. Megjithatë, fenomeni vazhdon ende, ndonëse jo në përmasat e 2015.

Sa shqiptarë kërkojnë azil në vendet e BE-së?

Shqipëria ua ka kaluar edhe vendeve në gjendje lufte për aplikimet për azil në Bashkimin Europian. Në gjashtë muajt e parë të vitit që lamë pas, vendi ynë ishte i pari në botë për kërkesat për azil në vendet e BE në raport me popullsinë. Për shkak të politikave sociale, destinacioni kryesor i shqiptarëve ka qenë Franca, ku janë paraqitur gati gjysma e totalit të kërkesave për azil. Në gjashtë muajt e parë të 2019-ës, 4,335 shqiptarë kanë aplikuar për azil në shtetin francez.

Sipas përllogaritjeve, 2000 shqiptarë në muaj kanë bërë kërkesa për azil gjatë vitit 2019. Në 6 muajt e parë të vitit janë larguar mesatarisht për çdo 100 mijë banorë 55 shqiptarë.
Thuajse me dy herë më pak aplikime se Shqipëria renditet Siria, ku sipas përllogaritjeve, duke u bazuar në numrin e popullsisë, kanë aplikuar për azil mesatarisht 29 sirianë për çdo 100 mijë banorë.

Megjithëse pritshmëritë ishin që numri i azilkërkuesve të binte për shkak të refuzimeve, të dhënat nga Eurostat tregojnë se numri i shqiptarëve që duan të lënë vendin është rritur në vitin 2019. Për më tepër, nga Shqipëria ka patur 10,680 kërkesa në të gjithë BE-në. Kjo do të thotë që, që nga fillimi i vit, mesatarisht 1780 shqiptarë janë larguar nga vendi çdo muaj.

Pas Francës, shteti i dytë me numrin më të madh të azilkërkuesve shqiptarë është Mbretëria e Bashkuar, ku 1870 persona janë regjistruar për aplikime në gjashtë muajt e parë të 2019, pasuar nga Greqia me 1480 kërkesa për azil dhe Italia me 830. Gjermania prej kohësh është shndërruar në një destinacion më pak të preferueshëm, pasi shanset për të marrë një përgjigje pozitive janë të shumë herë më të ulëta. Për gjashtë muajt e parë të vitit 2019, të dhënat nga Eurostat tregojnë se vetëm 850 shqiptarë kanë aplikuar për azil në Gjermani, pasi shqiptarët preferojnë të emigrojnë drejt ekonomisë më të madhe të BE-së nëpërmjet kontratave të punës.

Marrë nga gazeta Si

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike franca holanda negociatat me be-në franca holanda negociatat me be-në

Sondazh

Poll
Politike 13 Shkurt 2020, 16:25

KUKËS– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme të rinjtë në qytetin e Kukësit. Në një status në profilin e tij në Facebook, B...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën