Bota

16 orë nga Tahiti në Paris pa ndalesë, Koronavirusi krijon fluturimin më të gjatë të pasagjerëve në botë

Fluturimi  i TN064 startoi në orën 3 të mëngjesit me orë lokale nga aeroporti Papeete dhe mbërritja në Paris në 6:30 pasdite me orë lokale, më 15 mars.
Featured image of article: 16 orë nga Tahiti në Paris pa ndalesë, Koronavirusi krijon fluturimin më të gjatë të pasagjerëve në botë Foto ilustruese

FRANCË– Industria e aviacionit është goditur shumë nga pandemia e koronavirusit, me udhëtarë në të gjithë botën që kanë të bëjnë me fluturimet e anuluara dhe ndalimet e udhëtimit ndërsa përpiqen të kthehen në shtëpi.

Por ky efekt anësor i padiskutueshëm i aviacionit është krijimi i një rekordi të ri të aviacionit botëror.

Më 14 mars, linja ajrore franceze “Air Tahiti Nui” pati fluturimin më të gjatë të udhëtarëve të planifikuar ndonjëherë me një distancë 9,765 milje në të gjithë botën nga Papeete, në Tahiti, Polinezia Franceze, në aeroportin e Charles de Gaulle të Parisit.

Ky moment historik ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e kufizimeve të udhëtimit në SHBA të shkaktuara nga koronavirusi.

Ky itinerar zakonisht përfshin një ndalesë të planifikuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles (LAX).

Fluturimi  i TN064 startoi në orën 3 të mëngjesit me orë lokale nga aeroporti Papeete dhe mbërritja në Paris në 6:30 pasdite me orë lokale, më 15 mars.

“Ky fluturim u operua mbi një bazë të jashtëzakonshme dhe brenda kufizimeve të vendosura nga autoritetet amerikane përballë epidemisë Covid-19.”- tha një zëdhënës i Air Tahiti Nui për CNN në një deklaratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fluturimi që zgjati rreth 16 orë, u bë edhe fluturimi më i gjatë në botë për sa i përket distancës së destinacionit përfundimtar.

Transportuesi australian “Qantas” vendosi një rekord të ndryshëm për fluturimin më të gjatë në fund të vitit 2019. Është eksperimenti i fluturimit të testit të Projektit Sunrise që zgjati rreth 11.060 milje dhe 19 orë e 19 minuta pa ndalje midis Londrës. Por duke përmendur faktin që bord nuk kishte pasagjerë që paguanin, pasi ai nuk llogaritet si një shërbim i planifikuar siç duhet.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2503. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment