Bota

Thirrja e vëllait të George Floyd: Ndaloni dhimbjen. Dy javë pas vrasjes së 46-vjeçarit lirohet nga burgu një nga 4 policët e arrestuar

Dy javë pas vdekjes së Floyd, dhe vetëm  dy ditë nga funerali i tij, vëllai i 46-vjeçarit me ngjyrë ka bërë thirrje që dhuna dhe dhimbja të ndalohet. Thomas Lane pasditen e djeshme është liruar nga burgu me kusht, pasi kishte paguar 750 mijë dollarë.
Featured image of article: Thirrja e vëllait të George Floyd: Ndaloni dhimbjen. Dy javë pas vrasjes së 46-vjeçarit lirohet nga burgu një nga 4 policët e arrestuar George Floyd, polici Thomas Lane dhe vellai i Floyd, Philonise Floyd.

SHBA– George Floyd ka lënë shenjë në historinë e SHBA, pasi  për vdekjen e tij nga policët dhjetëra qytete e mijëra qytetarë janë ngritur në protesta masive kundër diskriminimit dhe dhunës ndaj njerëzve me ngjyrë.

46-vjeçari afrikano-amerikan u vra më 25 maj në qytetin Minneapolis nga oficeri i policisë, Derek Chauvin. Shkak për dhunën ndaj tij që përfundoi në vrasje u  bë pagesa me 20 dollarët e falsifikuara në një dyqan. Por ashtu sikurse ka deklaruar  dhe vet pronari izraelit i këtij dyqani, Floyd nuk e dinte se dollarët ishin të rremë.

Ndërkohë ditët e fundit në një ish koleg i Floyd ka deklaruar se polici e njihte më parë George sepse kishin punuar më  herët në të njëjtën lokal nate dhe që asokohe kishin pasur konflikte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy javë pas vdekjes së Floyd, dhe vetëm  dy ditë nga funerali i tij, vëllai i 46-vjeçarit me ngjyrë ka bërë thirrje që dhuna dhe dhimbja të ndalohet.

Për vdekjen e Floyd sëbashku me Derek Chauvin janë arrestuar edhe 3 policë të tjerë që kanë ndihmuar në vrasjen e tij, Tou Thao, J. Alexander Kueng, Thomas Lane të cilët rrezikonin nga 5 vjet burg. Ndërkohë Thomas Lane pasditen e djeshme është liruar nga burgu me kusht, pasi kishte paguar 750 mijë dollarë.

A.C/Dosja.al

  • 10:24

    Pagoi 750 mijë dollarë, polici që u përfshi në vrasjen e George Floyd lirohet nga burgu

    George Floyd dhe Thomas Lane.

    Një prej katër  oficerëve të policisë së Minneapolis, Thomas Lane, që përfunduan nën pranga për vrasjen e George Floyd është lënë i lirë nga burgu,  me kusht mbasditen e së djeshmes. Lane ka paguar 750,000 dollarë për të fituar lirinë, ka bërë me dije një përfaqësues i poicisë në SHBA. Ai është lënë i lirë pas orës katër të pasdites ,nga burgu i Qarkut Hennepin, ndërkohë që të dhënat tregojnë ka qëndruar shtatë ditësh prapa hekurave. 37-vjeçari Lane,  është një nga tre oficerët e arrestuar në 3 qershor dhe akuzohet në vdekjen e Floyd, i cili vdiq si shkak i dhunës së ushtruar nga policia e Minneapolis në 25 maj. Ai akuzohet për ndihmë në vrasjen e shkallës së dytë. Akuzat kundër Lane pretendojnë se ai “me dashje ka ndihmuar, këshilluar” me Chauvin dhe oficerët e tjerë në vdekjen e një qenie njerëzore, George Floyd.  Dy oficerët e tjerë që përballen me të njëjtat akuza si Lane,  J. Alexander Kueng, 26 vjeç dhe Tou Tao, 34 vjeç, mbeten në paraburgim në burgun e Qarkut Hennepin. Një javë më parë kujtojmë se mediat e huaja raportuan se tre oficerët ,Tou Thao, Thomas Lane dhe J. Alexander Kueng u arrestuan dhe rrezikonin nga 5 vjet burg, për shkak se ndihmuan policin Derek Chauvin në vrasjen e George Floyd.

  • 10:07

    “George kërkoi ndihmë por u injorua”, Vëllai i Floydit: Ndalojeni dhimbjen, dëgjojeni thirrjen e familjes tonë dhe gjithë botës

    Vëllai i George Floyd, Philonise Floyd.

    25 maji do të kujtohet gjatë për Amerikën e veçanërisht për afrikano-amerikanët , ditë në cilën polici amerikan vrau 46-vjeçarin me ngjyrë, George Floyd. Para dy ditësh me 9 qershor u mbajt edhe funerali i Floyd, i cili u përcoll për në banesën e fundit 2 javë pas vdekjes, kohë në të cilën u mbajtën protesta masive për vrasjen e tij. Ndërkohë një nga vëllezërit e George Floyd, që u vra nga policia në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara, kërkoi nga Kongresi amerikan që të ndalojë dhimbjen e njerëzve me ngjyrë, të shkaktuar nga dhuna e policisë. Ditën e djeshme, Philonise Floyd foli para Komitetit për Drejtësi të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, duke thënë se ai kërkon të “ndalojë dhimbjen”. “Jam këtu për t’ju kërkuar që ta ndaloni. Ndaloni dhimbjen. George ka kërkuar ndihmë dhe është injoruar. Ju lutem dëgjojeni thirrjen që po e bëj tani, thirrjen e familjes sonë dhe thirrjet nga rrugët e botës.” – u shpreh Philonise Floyd. Gjithashtu këtë javë edhe kryetari i Komitetit për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Jerrold Nadler, u shpreh se përveç rastit të Floyd, e vërteta e shëmtuar është se ka të tjerë të panumërt për të cilët nuk dëgjojmë kurrë. “Ky është një problem sistematik që kërkon një zgjidhje gjithëpërfshirëse.”- deklaroi ai.

Shto Koment