Bota

Turma vërshon brenda supermarketit në Florida, qytetarët vjedhin 100 mijë dollarë mall gjatë protestave të George Floyd

VIDEO
Në video tregohet i  gjithë momenti i vjedhjes së mallrave, ku kryesisht janë plaçiktur pajisje elektroshtëpiake, madje edhe televizior të përmasave të mëdha.
Featured image of article: Turma vërshon brenda supermarketit në Florida, qytetarët vjedhin 100 mijë dollarë mall gjatë protestave të George Floyd Pamje gjate vjedhjes se supermarket

FLORIDA– Në Florida janë shënuar plaçkitje të mëdha nëpër dyqane, gjatë protestave  masive për vrasjen e George Floyd. Mediat e huaja kanë bërë publike disa video që tregojnë momentin kur qindra grabitës hynë në një nga supermarketet  “Walmart” i cili ishte i mbyllur dhe vodhën më shumë se 100,000 dollarë mall.

Ky incident ka ndodhur mbrëmjen e  30 majit gjatë protestave të dhunshme për vrasjen e George Floyd në Tampa dhe zonat përreth.

Zyra e Sherifit të Qarkut Hillsborough ditëne djeshme ka bërë një thirrje  për publikun duke kërkuar ndihmë për identifikimin e grabitësve që sulmuan “Walmart” në Tampa.

Videoja nga kamerat e sigurisë nga brenda Walmart që u publikua nga agjensia e zbatimit të ligjit, tregon qartë një turmë të madhe njerëzish që vrapojnë brenda supermarketit duke vjedhur  gjithçka gjetën brenda.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në video tregohet i  gjithë momenti i vjedhjes së mallrave, ku kryesisht janë plaçiktur pajisje elektroshtëpiake, madje edhe televizior të përmasave të mëdha.

Disa nga qytetarët që vodhën në këtë market shihen që përpiqen të fshehin fytyrat e tyre nga kamerat e sigurisë, e ndërsa disa të tjerët nuk shqetësohen aspak nga rreziku se mund të identifikohen.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment