Aktualitet

Hoteli luksoz i paguar nga Fusha për Maznikun në Barcelonë, Vezaj: Ndajeni mendjen kush mashtron, bashkia apo dy zyrtarët

Përmes një postimi në Facebook, Vezaj shprehet se kur plas një skandal në bashki, dalin lloj lloj rrogtarësh dhe justifikojnë skandalin e japin versione të ndryshme.
Featured image of article: Hoteli luksoz i paguar nga Fusha për Maznikun në Barcelonë, Vezaj: Ndajeni mendjen kush mashtron, bashkia apo dy zyrtarët Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nënkryetari Arbjan Mazniku dhe drejtori Ditjon Baboçi gjatë tërheqjes së çmimit ne Barcelonë

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka komentuar udhëtimin në Spanjë të nënkryetarit të bashkisë, Arbjan Mazniku dhe pagesat e Hotelit nga biznesmeni Fusha. Përmes një postimi në Facebook, Vezaj shprehet se kur plas një skandal në bashki, dalin lloj lloj rrogtarësh dhe justifikojnë skandalin e japin versione të ndryshme.  Më tej Vezaj shkruan: Bashkia Tiranë asokohe i tha ‘Zërit të Amerikës’ se shpenzimet janë marrë përsiper nga biznesmeni Fusha dhe Bashkia nuk ka paguar ASNJE qindarke”!!!! Të dy protagonistët A.Mazniku e D.Baboçi kanë thënë se faturat i pagoi Fusha në Spanjë, por e rimbursuan nga paratë e Bashkise kur u kthyen në Tiranë duke ia dhënë CASH!!!

POSTIMI I PLOTË I FLAMUR VEZAJT:

Mashtrim klasik i zyres se propagandes se Bashkise se Tiranes! Kur plas nje skandal ne Bashki dalin lloj-lloj rrogtari duke genjyer e justifikuar skandalin! Po aq shume genjeshtra thone sa japin disa verisone te ndryshme! Mire kjo ne media, qe si kerkon njeri llogari, por edhe ne prokurori!!! Ja nje nga mashtrimit e radhes me letra!

#Pas publikimit te skandalit te “udhetimit ne Spanje” dhe pagesat e Hotelit nga biznesmeni Fusha, dolen protagonistet e bene disa deklarata, por zyrtarisht Bashkia i tha ne ate kohe “Zeri te Amerikes” mes tjerash se “shpenzimet jane marr persiper nga biznesmi Fusha dhe Bashkia nuk ka paguar ASNJE qindarke”!!!!

#Por ndryshe REZULTON pas disa muajve ne prokurori!

#Te dy protagonistet A.Mazniku e D.Baboçi kane thene se faturat i pagoi Fusha ne Spanje por e RIMBURESUAN nga PARAT e Bashkise kur u kthyen ne Tirane duke ia dhene CASH!!!

#Tani ndajeni mendjen, kush MASHTRON, zyra e propagandes se Bashkise apo keta dy zyrtaret qe paguan hotelin me 5 yje nga taksat tona!!?! Se per prokurorine jane ne rregulle te gjitha palet!!!

Keta nuk kane as turp me!!!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

#perfundimisht_te_gjithe_te_lumture#

#Ne foto keni mashtrimet e provuara#

Hetimi i zyrtarit të Bashkisë filloi pas akuzave të Partisë Demokratike se biznesmeni Shkëlqim Fusha ka paguar një faturë hoteli prej 1816 eurosh për Maznikun, për dy netë qëndrimi në hotelin “Alma” në Barcelonë.

Për çfarë akuzohet Arbjan Mazniku?

Arbër (Arbjan) Mazniku, ka përfituar një akomodim në Hotel “Alma Barcelonë”, me çmim 1816 euro për dy netë, e përkthyer në 908 euro nata. Dhurata i është bërë nga biznesmeni i akuzuar nga opozita, mediat dhe opinioni publik, Shkëlqim Fusha, i cili ia ka paguar hotelin Maznikut me kartën e tij personale të kreditit.

Vetë numri dy i Tiranës, në një prononcim për “Zërin e Amerikës”, pasi për Dosja.al nuk preferoi të fliste, kishte pranuar se kishte fjetur në hotelin në Barcelonë dhe kishte paguar Fusha. Bashkia në emër të tij shprehej se nuk ka asgjë të keqe, pasi ishte një dhuratë personale, duke harruar që ka një ligj për dhuratat.

Tashmë Prokuroria ka nisur hetimet, të cilat mund të prekin edhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn, i cili gjithashtu akuzohet të ketë përfituar “dhurata” nga pronari i Fusha sh.p.k. Kjo pasi në të njëjtën me Maznikun, edhe Veliaj raportohet të ketë qenë në Barcelonë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment