Showbiz

“Prej 3 ditësh në izolim me gjyshërit”, Fiori Dardha feston 40-vjetorin e vetme, pa të birin: Kam shmangur kontaktin fizik, përpiqem ta qetësoj…

Fiori Dardha ka festuar 40-vjetorin e saj e vetme, pasi ka vendosur të shmangë çdo kontakt me të birin dhe prindërit e saj, pas virusit vdekjeprurës që ka mbërritur edhe në Shqipëri.
Featured image of article: “Prej 3 ditësh në izolim me gjyshërit”, Fiori Dardha feston 40-vjetorin e vetme, pa të birin: Kam shmangur kontaktin fizik, përpiqem ta qetësoj… Moderatorja, Fiori Dardha.

TIRANË– Moderatorja, Fiori Dardha ka vendosur të festojë 40-vjetorin e saj e vetme, pa praninë e njërëzve të saj më të dashur. Koronavirusi ka mbërritur në Shqipëri, dhe frikja e përhapjes është e madhe. Në këtë periudhë të pazakontë për të gjithë shqiptarët, moderatorja ka vendosur të shmangë çdo kontakt me të birin dhe prindërit e saj, duke i marrë urimet përmes kameras.

 

View this post on Instagram

 

40 vjetor në kohen e Koronavirusit! 🙈 Zgjodha te publikoj kete foto sot, ne diten e lindjes sime, sepse mezi pres ta takoj, ta puth dhe ta perqafoj fort djalin tim! Prej 3 ditesh, bashke me gjysherit, Abeli ka hyre ne izolim dhe une (qe shkoj cdo dite ne pune dhe kontaktoj me dhjetra persona), kam vendosur te shmang cdo lloj kontakti fizik me ta! Jam perpjekur ta qetesoje djalin, duke i shpjeguar me fjale te thjeshta qe keto masa merren per te siguruar shendetin e tij dhe te gjysherve qe ai i do aq fort! Urimet i mora ne telefon dhe “Happy birthday” e kenduar prej Abelit ishte dhurata me e bukur ne kete ditelindje te pazakonte! T’i urojme njeri – tjetrit SHENDET! Ne kohe si keto duhet te ndergjegjesohemi dhe kuptojme se nuk ka asgje me te rendesishem se shendeti! 🙏 #12march #itsmybirthday #fioridardha

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha) on


“40 vjetor në kohen e Koronavirusit! Zgjodha te publikoj kete foto sot, ne diten e lindjes sime, sepse mezi pres ta takoj, ta puth dhe ta perqafoj fort djalin tim!
Prej 3 ditesh, bashke me gjysherit, Abeli ka hyre ne izolim dhe une (qe shkoj cdo dite ne pune dhe kontaktoj me dhjetra persona), kam vendosur te shmang cdo lloj kontakti fizik me ta!
Jam perpjekur ta qetesoje djalin, duke i shpjeguar me fjale te thjeshta qe keto masa merren per te siguruar shendetin e tij dhe te gjysherve qe ai i do aq fort!
Urimet i mora ne telefon dhe “Happy birthday” e kenduar prej Abelit ishte dhurata me e bukur ne kete ditelindje te pazakonte!
T’i urojme njeri – tjetrit SHENDET!
Ne kohe si keto duhet te ndergjegjesohemi dhe kuptojme se nuk ka asgje me te rendesishem se shendeti!”- shkruan Fiori Dardha në rrjete sociale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

R.L/Dosja.al

 

 

Shto Koment