Aktualitet

OSHEE heq sahatet e vjetër të banesave/ Banorët e fshatit Hoxharë në Fier në protestë: Po na vijnë fatura afrofe, nuk na lajmëruan

  • OSHEE sqaron qytetarët pas protestës në Fier: Ja si do të kompensohen nëse janë mbifaturuar
  • Banorët thonë se nuk i ka lajmëruar askush, por sipas tyre u kanë hequr sahatet e vjetra, duke i zëvendësuar me të rinj.
    Featured image of article: OSHEE heq sahatet e vjetër të banesave/ Banorët e fshatit Hoxharë në Fier në protestë: Po na vijnë fatura afrofe, nuk na lajmëruan Luan Baçi

    FIER- Banorët e Dërmenasit janë ngritur sot në protestë, pasi u janë hequr sahatet nga banesat e tyre. Ata shprehen se tashmë faturat do të jenë afrofe dhe kërkojnë një sqarim për përse iu kanë vendosur sahate të reja. Banorët thonë se nuk i ka lajmëruar askush, por sipas tyre iu kanë hequr sahatet e vjetra, duke i zëvendësuar me të rinj. Në mbështetje të tyre ishte dhe ish-demokrat Luan Baçi, i cili tha se shteti po abuzon me këta banorë.

    Është një abuzim shumë i rëndë me matësit e energjisë elektrike. Matësit janë hequr nga OSHEE pa paralajmërim, janë montuar sahate të rinj dhe u kanë faturuar afrofe energji elektrike në shuma të konsiderueshme lekësh. Kjo është një vjedhje e hapur. Bëhet për të mbuluar deficitet e tyre”, – u shpreh kreu i degës së PD Fier, Luan Baçi, i cili tha se revoltë për vjedhjet dhe padrejtësitë e shtetit kanë edhe banorët e Hoxharës dhe Darzesës. Në Darzezë ka një bojkot nga nxënësit, pasi qeveria u prishi shkollën në mënyrë abuzive, pa dhënë prova se u dëmtua nga tërmeti. Transporti për nxënësit është i pasiguruar. Janë lëshuar mbi bizneset e qytetit si hordhi, duke i gjobitur në mënyrë selektive, duke i ndarë qytetarët sipas bindjeve partiake apo pjesëmarrjes në protesta, kanë vënë gjoba marramendëse kundër bizneseve që nuk janë në shkelje të ligjit”– u shpreh Baçi.

    “Nuk e kuptoj se për ca i hoqën, tani do të vijnë dy fatura të ndryshme. I njëjti problem është për të gjithë banorët e fshatit. Unë kam qenë i rregullt, i kam paguar gjithmonë. Deri tani nuk asnjë reagim”, u shpreh një banor.

    Kemi plan të vijoni me protestën?

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Do të bëjmë si jo, të marrë vesh qeveria, s’po luftoj me OSHEE.

    Në muajin dhjetor na ka ardhur faturë afrofe, 58 mijë lekë. Bëra një ankesë tek OSHEE, të shohim se çfarë do të bëjnë. I gjithë fshati e paguan rregullisht. Unë kam 3 hyrje, paguaj nga 58 mijë lekë, sot me ka ardhur 130 mijë lekë. Paguaj nga rregullisht çdo fundmuaji. Unë kam bërë një kontratë, s’kam pse të paguaj më shumë”, shprehet një tjetër banor.

    “Na i hoqën sahatet pa na lajmëruar. Unë kam paguar rregullisht. Unë kërkoj të verifikohet sahati im, ishte i paprishur. Ne jemi të papunë, si të paguaj unë 60 mijë lekë”, tha banorja. 

    (a.m/dosja.al)

    Shto Koment