Aktualitet

Aksident në Fier, ‘Benzi’ përplaset me ‘Volkswagen’, plagosen tre persona

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Kraps. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë.
Featured image of article: Aksident në Fier, ‘Benzi’ përplaset me ‘Volkswagen’, plagosen tre persona Foto ilustruese

FIER- Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Fier. Mësohet se një mjet tip “Benz” dhe një “Volkswagen” janë përplasur me njeri-tjetrin dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Kraps. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë. 3 personat e dëmtuar kane marrë edhe ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal të Fierit.Policia në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.m/dosja.al)

Shto Koment