LIVE UPDATES
Ekonomi

“Djali punon si kamarier kur ka dasma në fshat”/ Familja në Baldushk në kushte të mjerueshmë pas tërmetit, administrat

27 Janar 2020, 18:59 Nga DOSJA
“Djali punon si kamarier kur ka dasma në fshat”/ Familja

TIRANË- Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora solli këtë të hënë denoncimin e familjes Ismaili në Baldushk, banesa e të cilëve është dëmtuar nga tërmeti. Banesa e tyre pësoi dëmtime që me tërmetin e parë ndërkohë që Njësia Administrative ka shkuar dhe ka bërë verifikimet  e nuk ju ka dhënë asnjë informacion.

Në tërmetin e datës 26 nëntor, kjo banesë pësoi dëmtime të tjera, të cilat u bënë akoma edhe më të forta, ku sërish erdhën një grup nga Njësia Administrative, të cilët bënë sërish një verifikim tjetër i cili nuk u komunikua përsëri në këtë familje. Pas dëmtimeve, familjarët e familjes Ismaili për shkak të shiut i cili depërtonte brenda në banesë vendosën të riparonin dëmet.

Zonja Feride, pohon se janë tre familjarë dhe vështirësitë janë shumë të mëdha, pasi ajo duhet të kujdeset për vajzën e saj 30 vjeç, e cila vuan nga sëmundja e shëndetit mendor dhe Epilepsia. Kujdesi ndaj vajzës e detyron atë të mos punojë dhe të sjelli të ardhura në familje, për këtë arsye, djali 20 vjeç është detyruar të punojë çfarëdo lloj pune vetëm e vetëm të sigurojë ushqimin për mamin dhe motrën e sëmurë.

Feride Ismaili: Unë kam vajzën 30 vjeçe me probleme të shëndetit mendor dhe Epilepsi. Ka që fëmijë që vuan nga këto dy sëmundje, kushtet tona ekonomike janë shumë të vështira, pasi unë nuk punoj dot, më duhet të kujdesem pë vajzën, sepse ajo nuk kryen dot asnjë shërbim personal të sajin. Më duhet ta ushqejë vet, ta laj apo edhe ti vendos pampersin, por e kam shumë të vështirë, kushtet ekonomike janë shumë keq, pasi vetëm djali 20 vjeç punon si kamarier vetëm kur në fshat ka ndonjë dasëm. Ilaçet që marr për vajzën janë të shtrenjta, pasi disa prej tyre i blej me lekë, skam asnjë të ardhur veç kempit. Kam shkuar në Komunë, kam kërkuar një punë çfarëdo, për djalin, vetëm që të kemi një të ardhur, por asgjë nuk është bërë. Vendosa të kërkojë ndihmë nëpërmjet jush. Vajza është agresive, nuk kam as forcë ta mbaj. Ka qëndruar një muaj në gjendje kome, ka momente që duhet një karrocë për të. Skam kushte dhe as para ti blej pampers, por kam vendosur në dyshek një plastmas. Kërkojë ndihmë nga shteti dhe një përgjigje për banesën.

Ekipi i “BOOM” iu drejtua Njësisë Administrative për të marrë një sqarim nga kryetari.

Gazetarja: Ne erdhëm për rastin e familjes Ismaili, kemi pasur kontakt me familjen që në tërmetin e pare, ishim në banesën e djalit dhe pamë kushtet ekonomike, pamë banesën që kishte pësuar dëmtime nga tërmeti edhe nga i pari edhe nga i dyti, por pamë edhe riparimet që ishin bërë. Zonja e shtëpisë na pohoi që Njësia Administrative kishte shkuar, i kishte pare dëmet dhe kishin pohuar që do të shohim nëse është e dëmshme të rrish brenda. Ndërkohë që nga tërmeti i parë nuk është se erdhi një ekip, por edhe te i dyti kishin shkuar dhe nuk i kishin kthyer ende një përgjigje, a është e rrezikshme apo jo? Dëmet i kanë riparuar vetë sepse pikonte shtëpia, dua të verifikoj a ka shkuar vërtetë një ekip në familjen Ismaili dhe cili ka qënë ai procesverbal?

Kryetari Njësisë: Unë vërtetë kam 20 ditë që jam këtu në këtë detyrë, por mund t’ ju jap informacion, unë akoma nuk e njoh zyrën, e njoh këtë rast shumë mire, por kam një rast tjetër, ka vërtetë raste ekstreme, ndërsa dëmtimet në Baldushk janë mbi 180 shtëpi që janë kështu sepse unë nuk jam ekspert. Kanë nxjerrë 180 banesa të pabanueshme, rasti Erit është një nga 100 që mund të jenë më keq sesa Eri. Ti s’ke ardhur fare të bësh kërkesë.

Gazetarja: Mund ta bëjmë një kërkesë?

Kryetari Njësisë: Kërkesa të plotësuara ke këtu? Ma nxirr një dosje ta shikoj?

Punonjësi Njësisë: Këto janë aktkostatimet për çdo banesë.

Gazetarja: Është familja Ismaili?

Kryetari Njësisë: Po, hapi të gjitha!

Gazetarja: Kjo thotë është e pabanueshme, do të thotë që qënka e pabanueshme?

Kryetari Njësisë: Po, e pabanueshme.

Gazetarja: Si do veprohet?

Kryetari Njësisë: Këta duhet të jetojnë në çadër, të vijnë të marrin çadër, ne e kemi bërë një dosje, po presim, është thënë nga Kryeministri që janë disa shtëpi druri që po vijnë.

Gazetarja: Mund të ketë një çadër për familjen?

Kryetari Njësisë: Po, patjetër po, çadrën ja japim.

Pas bisedës me kryetarin e Njësisë Administrative, ai i erdhi në ndihmë familjes duke i dhënë një çadër dhe disa ushqime, një ditë pas takimit.

“BOOM” u rikthye sërish në Baldushk pas 20 ditësh për të parë kushtet në të cilat jeton familja Ismaili.

Gazetarja: Kushtet në të cilat po jetoni si janë?

Feride Ismaili: Kushtet nuk janë të mira, se vajza është e sëmurë!

Gazetarja: Çfarë ka ndodhur me famijen tuaj pas komunikimit tonë me Njësinë Administrative? A kanë ardhur në banesën tuaj?

Feride Ismaili: Kanë ardhur na kanë sjellë këtë çadër dhe disa ushqime.

Gazetarja: Ju keni qëndruar brenda kësaj çadre apo jeni rikthyer brenda në banesë?

Feride Ismaili: Vallahi nuk më rri goca, vetëm ta shikosh, provoje ta mbyllim të rrijmë bashkë e ta shohim! Atje të shkojë kam frikë, se mi ra një tjegull në kokë, nuk dilte dot.

Gazetarja: Ditët kanë qënë të ftohta dhe me shi, si i keni përballuar?

Feride Ismaili: Jam rikthyer në banesë, pasi ftohtë, shi, nuk mund të rrija, kryetari po nuk e besoi, të vij të jetojë, apo të marri fëmijën tim, vetëm një orë ta provojë.

Duket se gjendja në të cilën ndodhet familja Ismaili vazhdon të mbetet e vështirë.

Pas takimit me ta, ekipi i “BOOM” iu drejtua sërish Njësisë Administrative për të parë se deri ku ka arritur angazhimi i tyre për këtë rast.

Gazetarja: Z. Kryetar ne donim të dinim për banesën e familjes Ismaili? Në çfarë hapi është angazhimi i Njësisë Administrative?

Kryetari: Realisht tërmeti në Baldushk ka dëmtuar shumë banesa. Unë jam i ri në këtë detyrë, tërmeti ra më datë 26, unë mora detyrën më datë 27. Kam pasur ndihma nga Bashkia, jam përpjekur ti shpërndaj në familjet në nevojë.

Gazetarja: Cili është orientimi që ka marr Njësia nga Bashkia Tiranë, në lidhje me këto banesa?

Kryetari: Në kohë emergjente ne shpërndam çadrat, kemi bërë kërkesë dhe për 2-3 ditë vijnë 30 kontenier, shtëpi dy e gjysmë me pesë, diçka që mund të jetohet mirë, do ju ndahet këtyre familjarëve, por nevojat i kanë të jashtëzakonëshme.

Gazetarja: Ky numër kontenierësh do jetë i mjaftueshëm për këto familje?

Kryetari: Them se do jetë!

Gazetarja: A do jetë pjesë e kontenierëve familja Ismaili?

Kryetari: Them se po!

Gazetarja: Ne nuk e tjetërsojmë dot faktin që kjo banesë, është nxjerr nga ekspertiza e pabanueshme.

Kryetari: Realisht zonjës meqënëse çuni ka shtëpi nuk i takon të shkoj të jetojë.

Feride Ismaili: Po ta sjell gocën time, mbaje vetëm një ditë!

Kryetari: I doli shtëpia e pabanueshme i çuam çadrën!

Gazetarja: Çfarë kanë thënë për këto banesa të dëmtuara?

Kryetari: Një pjesë do të ndërtohet nga shteti, një pjesë nga vet ata.

Marrë nga Ora news

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale baldushk familja ne veshtiresi ne baldushk feride ismaili shtepia e demtuar nga termeti baldushk familja ne veshtiresi ne baldushk feride ismaili shtepia e demtuar nga termeti

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën