Bota

Lajmi që qetëson gjithë prindërit, kreu i OBSH: Koronavirusi nuk prek fëmijët

Ndërsa shanset janë të vogla që Koronavirusi të zhduket shpejt, lideri i OBSH ka deklaruar se nuk ka viktima fëmijë.
Featured image of article: Lajmi që qetëson gjithë prindërit, kreu i OBSH: Koronavirusi nuk prek fëmijët Femijet me maska

Shpërtheu në Kinë dhe ka ardhur shumë pranë Shqipërisë, ku ka marrë 6 jetë njerëzish në Itali e ka infektuar mbi 220 të tjerë, por mesa duket Koronavirusi nuk po vret fëmijët.

Në panik është e gjithë bota tashmë mes kësaj gjendjeje alarmante që ka krijuar Koronavirusi, por fatmirësisht po kursen fëmijët. Është parë se mes mijëra viktimave ka më shumë të moshuar sesa të rinj apo fëmijë.

I gatshëm çdo ditë për situatën e krijuar nga koronavirusi në mbarë botën, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka deklaruar se nga 75 mijë të infektuarit, vetëm  100 raste janë identifikuar tek fëmijët, por sipas tij është thënë se fëmijët e kanë kaluar lehtë pa marrë mjekim.

Ndërsa shanset janë të vogla që Koronavirusi të zhduket shpejt, lideri i OBSH ka deklaruar se nuk ka viktima fëmijë.

“Në 75.000 raste të prekur nga koronavirus, vetëm 100 prej tyre kanë qenë raste pediatrike. Nuk përjashtohet mundësia që numri i të infektuarve tek fëmijet të jetë edhe më i madh, por mund të kenë qenë raste që kanë kaluar lehtë pa patur nevojë të marrin mjekim”; është shprehur Terri Lynn Stillëell, ekspert i sëmundjeve infektive në Spitalin e fëmijëve Mott në Universitetin e Miçiganit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përqindja më e madhe  e viktimave  janë njerëz të moshuar, ata që kanë pasur një sëmundje ekzistente më parë në trup gjë që ndikon drejtëpërdrejt në imunitetin e tyre të dobët.

 

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 6 personave dhe infektimi i mbi 220 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

A.C/Dosja.al

Një Koment në “Lajmi që qetëson gjithë prindërit, kreu i OBSH: Koronavirusi nuk prek fëmijët

  1. po ku i keni keto maska e dizinfektues …i keni pare farmacite qe skane asgje nga keto ??? ne na ruajt i madhi zot se per qeverine kemi marre fund me kohe dhe keto pyetje jane no sens …

Shto Koment