Bota

Rrëzimi tragjik i avionit në Pakistan, foshnja nxirret i gjallë nga rrënojat (VIDEO)

Në një video të  publikuar nga mediat e huaja shihet sesi  një fëmijë u nxorr i gjallë nga rrënojat e krijuara pas rrëzimit të avionit.
Featured image of article: Rrëzimi tragjik i avionit në Pakistan, foshnja nxirret i gjallë nga rrënojat (VIDEO) Pamje nga rrezimi i avionit.

PAKISTAN– Rrëzimi i një avioni ditën e djeshme në Pakistan ku mbetën të vrarë 97  persona ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në zonën ku u rrëzua. Vetëm 1 minutë para uljes avioni u rrëzua tragjikisht mbi një zonë të banuar në Karaçi, qyetetin pakistanez ku janë shkatërruar banesa dhe lënuar dhjetëra njerëz.

Në një video të  publikuar nga mediat e huaja shihet sesi  një fëmijë u nxorr i gjallë nga rrënojat e krijuara pas rrëzimit të avionit.  Një reporter i lajmeve lokale që po transmetonte nga vendi i ngjarjes ka rregjistruar këtë moment ku foshnja u shpëtua mrekullisht.

Në video shihet që mes vendit të mbuluar nga  tymi një punonjës i urgjencës e nxjerr fëmijën duke e mbajtur në krah.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pamjet tregojnë një skenë apokaliptike me zjarre që digjen pranë shtëpive të tyre të shembura, ndërkohë që ambulancat nxitonin nëpër turmat kaotike të njerëzve.

Burimi: Mirror

A.C/Dosja.al

Shto Koment