AktualitetRajoni

Infektohet fëmija i parë në Itali nga koronavirusi, është vetëm 4-vjeç

E mitura 4-vjeçare që është prekur nga virusi vdekjeprurës është nga zona  e Castiglione d’Adda. Një vend shumë afër shpërthimit të virusit, në Lombardi.
Featured image of article: Infektohet fëmija i parë në Itali nga koronavirusi, është vetëm 4-vjeç Foto ilustruese
Përditësuar:

ITALI – Në Itali ditën e sotme është shënuar edhe rasti më i fundit i të infektuarit nga Koronavirusi, dhe bëhet fjalë për një fëmijë 4-vjeç.

E mitura 4-vjeçare që është prekur nga virusi vdekjeprurës është nga zona  e Castiglione d’Adda. Një vend shumë afër shpërthimit të virusit, në Lombardi.

Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme nga këshilltari për Mirëqënien i Lombardisë, Gulio Gallera. Sipas mediave të huaja e mitura katër vjeçare mund të ketë marrë infeksionin në spitalin në Codogno,ku në të njëjtën kohë ka qenë i shtruar edhe 38-vjeçari që u regjistrua si “pacienti 1”, ka shkruar  Corriere.

4-vjeçarja tashmë po mbahet e izoluar në shtëpinë e saj në fshatin Bassa të Italisë, por sipas ekspertëve do të jetë më e lehtë që imuniteti i saj ta përballojë dhe të shërohet shpejt nga koronavirusi sepse deri më tani në rastet e viktimat kanë qenë vetëm grupmosha të vjetëra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 11 viktima dhe mbi 320 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarave është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Koraci dhe dy raste në Austri, dhe dy në Serbi. Ndërsa në Greqi, dyshohet se është infektuar me koronavirus një person në Patra. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

A.C/Dosja.al

Shto Koment