Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË– Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në studion e “Ilva Now”, në Euronews Albania deklaroi se ai është pro sistemit me lista të hapura, ndërsa shtoi se Partia Republikane ka pasur në çdo kohë votat e veta dhe nuk ka marrë asnjë mandat nga Partia Demokratike. I pyetur lidhur me funksionin aktual të Partisë Republikane, Mediu tha se PR ka ekzistuar që nga fillimi dhe ka struktura në të gjithë vendin.
“Partia Republikane ka ekzistuar që nga fillimi dhe ka struktura në të gjithë vendin. Kam fituar edhe vetëm, edhe si PR, por jemi brenda një funksioni opozitar të përbashkët dhe duhet të ketë një plan veprimi opozitar. Nuk kemi marrë vota të PD-së ne, pavarësisht marrëveshjeve. Në 2013, PR ka marrë më shumë vota se mandate dhe ka kontribuar në fitoren e PD, kemi edhe rastin e zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2005.” tha Mediu.
Mediu u shpreh se PR përkrah një sistem zgjedhor me lista të hapura pasi sot sipas tij nuk kemi parlament përfaqësues të qytetarëve
“Qëllimi elektoral është i përbashkët. Derisa kërkoj një sistem zgjedhor të hapur, me garë, e vendos veten dhe PR në garë, kjo është një sfidë. Mendoj se kemi një problem shumë-shumë të madh kushtetues; nuk kemi parlament përfaqësues të qytetarëve. Pjesa më e madhe përfaqësojnë interesat e kryetarëve të partive, kuvendi drejtohet nga qeveria”, u shpreh Mediu.
Kryetari i PR deklaroi se që nga fillimi ishte kundër vendimit për djegien e mandateve nga opozita. Sipas Mediut, ky veprim i ndërmarrë me qëllim ndërgjegjësimin e opinionit vendas dhe atij ndërkombëtar lidhur me atë që po ndodhte në vend, nuk arriti të përmbushë objektivin, duke qenë se parlamenti u mbush me njerëz që nuk e përfaqësojnë.
“Unë kam qenë kundër djegies së mandateve, për mua opozita nuk vepron në mënyrë procdeurale por politike. Zoti Berisha në mbledhjen e këshillit drejtues ka thënë se kjo mund të na çojë në fitore shpejt, por mund të na çojë edhe në një krizë të gjatë. Basha ka gjykimin e tij, unë timin. Unë mendoj se është më mirë t’i diskutojmë gjërat”-deklaroi Mediu.
I pyetur lidhur me ngjarjen më të nxehtë ndërkombëtare të momentit, por që në një farë mënyre prek edhe Shqipërinë, konfliktin Iran-SHBA, Mediu u shpreh se kërcënimi ndaj Shqipërisë nuk duhet anashkaluar duke qenë se vetëm një vit më parë Shqipëria për pak u bë objekt i një sulmi terrorist iranian dhe për faktin se në vendin tonë strehohet opozita iraniane kundërshtare e regjimit.
Mediu sugjeroi që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet patjetër për këtë rast, por edhe raste të tjera që mund të rrezikojnë vendin. Sipas Mediut, në rastin e Iranit nuk përjashtohet mundësia e një sulmi kibernetik që do të prekte infrastrukturën kritike në vend, siç është energjetika.
“Si vend anëtar i NATO duhet marrë në analizë situata pas deklaratës së liderit të Iranit. Një sulm që mund të bëjë Irani është një sulm kibernetik. E para ka të bëjë me gjithë infrastrukturën kritike të vendit tonë që nga sistemi elektrik. Këtu duhet të kërkohet mbështetje e SHBA dhe NATO për të ndërtuar sisteme sigurie që na vlen më shumë se raporti thjesht politik”, u shpreh Mediu.
Marrë nga euronews.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedim penal ndaj kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailajt pas akuzave të PD-së, se në vitin 2...
Tiranë- Deputeti Ralf Gjoni ka deklaruar së fundmi se Partia Demokratike dhe partitë e tjera jashtë parlamentit janë bërë aleate me kryeministrin Edi Rama që të...
AUSTRI- Gjatë qëndrimit në Vjenë ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u takua me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenbe...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se ka marrë përsipër që të trajnojë të gjithë Emergjencat Civile shqiptare në një qendër n...
KROACI– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen është treguar e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në periudhën e rindërtimit pas tërmetit tragj...
Tiranë- Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj, gjatë një konference me ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, u shpreh se qeveria e Turqisë do të ndë...
VAU I DEJËS- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka deklaruar se viti 2020 do të jetë viti i protestave për demokratët. Teksa nd...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm Partia Demokratike ka publikuar një video kushtuar tërmetit të 26 nëntorit dhe kryeministrit Edi Rama. Në këtë video thuhet se Ra...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte një ditë më parë në Vjenë, teksa Shqipëria mori kryesimin e OSBE-së. Si gjithmonë, kryeministri ka dokumentuar takimet ...
TIRANË- Parita Demokratike ka dhënë sot sinjale se është kundër ndryshimit të sistmetit zgjedhor në Shqipëri, që sdo sillte listat e hapura në votime. I ft...