Showbiz

“Do vazhdoj t’i mbaj konversat”, Fatma Methasani bëhet drejtoreshë, ja në cilin televizion

Fatma Methasani ka dhënë lajmi e madh se pas lindjes do të rikthehet në IN TV, por tashmë jo si prezantuese, por si drejtoreshë e këtij televizioni.
Featured image of article: “Do vazhdoj t’i mbaj konversat”, Fatma Methasani bëhet drejtoreshë, ja në cilin televizion Moderatorja, Fatma Methasani.

TIRANË– Moderatorja e ëmbël e IN TV, Fatma Methasani së shpejti do të bëhet nënë e një djali. Por edhe pse është nga fundi i pritjes së ëmbël, moderatorja nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit e saj të kuriozuar, se do të rikthehet sërish në televizion, por kësaj radhe në zyrë, për të drejtuar IN TV, aty ku u rrit. Për pesë vite me radhë, Fatma ka qenë moderatore e emisionin MAD, por tashmë rikthehet më fuqishëm dhe plot supriza.

“Nuk para bëj nga këto postime, por le të themi që e ka fajin pritja e ëmbël MAD 2014…Unë, një çamarroke me konversa që kërcente siper divanit.
IN 2019…Mbyll një kapitull 5 vjeçar të një emisioni që pa e kuptuar u bë stil jetese.
Sot..Do vazhdoj ti mbaj konversat dhe pse kësaj here në zyrë, për të drejtuar televizionin që më mësoi se gjërat e bëra me dashuri,funksionojnë gjithmonë.
Për momentin po presim me padurim bebushin, pastaj mezi pres gjithashtu ti dedikohem edhe fëmijës artistik. Të cilin jam e bindur, ju do e dashuroni versionin e ri të IN tv Albania. Energjia apo dashuria e ekipeve që kanë ndërtuar e drejtuar Mad tv apo In tv, dhe dashuria që më keni dhuruar ju që më keni ndjekur,më kanë frymëzuar pafund. Na presin gjëra të mrekullueshme! Është bukur të jesh IN,”- shkruan Fatma Methasani në profilin e saj në Intsagram.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk para bëj nga këto postime, por le të themi që e ka fajin pritja e ëmbël🤗 ☺️ MAD 2014…Unë,një çamarroke me konversa që kërcente siper divanit.😝 IN 2019…Mbyll një kapitull 5 vjeçar të një emisioni që pa e kuptuar u bë stil jetese.😆 Sot..Do vazhdoj ti mbaj konversat dhe pse kësaj here në zyrë, për të drejtuar televizionin që më mësoi se gjërat e bëra me dashuri,funksionojnë gjithmonë.😇 Për momentin po presim me padurim bebushin, pastaj mezi pres gjithashtu ti dedikohem edhe fëmijës artistik. Të cilin jam e bindur, ju do e dashuroni versionin e ri të IN tv Albania. Energjia apo dashuria e ekipeve që kanë ndërtuar e drejtuar Mad tv apo In tv, dhe dashuria që më keni dhuruar ju që më keni ndjekur,më kanë frymëzuar pafund. Na presin gjëra të mrekullueshme! Është bukur të jesh IN. #INforLife

A post shared by Fatma Methasani (@fatma_methasani) on


Fatma Methasani është në një bashkëjetesë me kuzhinierin e famshëm Alfio Rrotani, dhe së shpejti presin të bëhen prindër të një djali. Moderatorja ka qenë mjaft e tërhequr nga jeta publike, dhe këtë gjë e ka pranuar edhe vete.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment