Aktualitet

Trafikoi 14 mld euro drogë, ekstradohet drejt Francës turku me nofkën “Eskobari i Evropës”  

53-vjeçari Baybasin ishte shpallur në kërkim nga drejtësia franceze, pasi akuzohej për trafik heroine dhe ishte dënuar më parë në Francë me 30 vite burg.
Featured image of article: Trafikoi 14 mld euro drogë, ekstradohet drejt Francës turku me nofkën “Eskobari i Evropës”   Faruk Baybasin

TIRANË– Ditën e sotme autoritetet shqiptare kanë vendosur të ekstradojnë drejt Francës “eskobarin” turk të drogës, Faruk Baybasin, i cili u arrestua pak kohë më parë në Tiranë.

53-vjeçari Baybasin ishte shpallur në kërkim nga drejtësia franceze, pasi akuzohej për trafik heroine dhe ishte dënuar më parë në Francë me 30 vite burg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk kam shkelur në Francë, dua të përballem me autoritetet”, mësohet të ketë thënë “eskobari”, ndërsa ka dhënë pëlqimin e tij për ekstradim drejt Francës. Banda, ku bënte pjesë turku, kishte trafikuar 14 miliardë euro drogë.

Faruk Baybasin, u arrestua në Tiranë më 18 janar. Fakuk Baybasin akuzohet se është pjesë e një familjeje mafioze, dhe se njihet edhe me nofkën “Eskobari i Evropës”. Faruk ishte i dënuar me 30 vite burgim, për trafik të heroinës dhe në mungesë kishte marrë një dëbin mga gjykata e “Loire Atlantique”, që e ka shpallur fajtor për pjesëtar të organizatës kriminale që trafikonte ne Evropë heroinë. Gjykata e Tiranës i dha me urgjencë masën e sigurisë “arrest me burg”.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment