Bota

Facebook mbyll zyrat në Seattle pas infektimit të një punonjësi me koronavirus

Facebook ka inkurajuar të gjithë punonjësit e tij në Seattle të punojnë nga shtëpia deri në fund të muajit mars.
Featured image of article: Facebook mbyll zyrat në Seattle pas infektimit të një punonjësi me koronavirus Foto ilustruese Facebook

SHBA– Koronavirusi dita ditës po izolon gjithçka. Bizneset, shkollat e universitetet pothuajse janë mbyllur në çdo vend ku janë shënuar edhe viktimat e para.

Së fundmi edhe ‘gjigandi’ Facebook ka njoftuar mbylljen e zyrave në Seattle pasi mësoi se një prej punonjësve që punonte atje ishte i prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë një zëdhënës i kompanisë ka njoftuar se ky punëtor ishte infektuar teksa kishte  qenë duke parë një ndeshje në “Stadium East” më 21 shkurt.

“Ne i kemi njoftuar punonjësit tanë dhe po ndjekim këshillat e zyrtarëve të shëndetit publik për t’i dhënë përparësi shëndetit dhe sigurisë së gjithkuj.”-shkroi Facebook në një deklaratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për këtë shkak dhe me shumë udhëzime të tjera nga përfaqësuesit e shëndetësisë, Facebook ka inkurajuar të gjithë punonjësit e tij në Seattle të punojnë nga shtëpia deri në fund të muajit mars.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3,285 viktima, 95,413 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 107 viktima dhe mbi 3089 mijë të infektuar, duke marrë vendimin e mbylljes së shkollave dhe universiteteve deri më 15 mars. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin. Në Kinë ende vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA gjithashtu, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Ndërkohë Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

Burimi: ndtv.com  

A.C/Dosja.al

Shto Koment