Bota

Fabrika kimike shpërthen në flakë, shpëtojnë mrekullisht punëtorët (VIDEO)

Fabrika që ndodhet në qytetin jugor të Kinës, u përfshi nga flakët rreth orës 01:40 dhe fatmirësisht nuk shkaktoi viktima.
Featured image of article: Fabrika kimike shpërthen në flakë, shpëtojnë mrekullisht punëtorët (VIDEO)

KINË- Një fabrikë kimike në Zhuhai shpërtheu në flakë, duke detyruar punëtorët që të largoheshin për t’i shpëtuar një katastrofe të vërtetë njerëzore. Fabrika që ndodhet në qytetin jugor të Kinës, u përfshi nga flakët rreth orës 01:40 dhe fatmirësisht nuk shkaktoi viktima.

Në shuarjen e flakëve morën pjesë 40 makina zjarrfikëse dhe 200 zjarrfikës, me mbështetje shtesë të ofruar nga brigadat e zjarrfikësve nga Guangzhou, Foshan, Jianmen dhe Zhongshan. Ndërkohë, autoritet kineze kanë nisur hetiemt për shkaqet që sollën djegien e fabrikës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.m/dosja.al)

Shto Koment