Aktualitet

Djegia e fabrikës së kryebashkiakut të Kavajës, Berisha: Është e treta herë, skemë për të fituar paratë nga dëmshpërblimi

Në një status në Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e nëj qytetari, teksa ky i fundit shkruan se kjo fabrikë dyshekësh është djegur tre herë brenda kohës që ka qeverisur Partia Socialiste në Kavajë dhe se e gjitha bëhet për të përfituar dëmshpërblim.
Featured image of article: Djegia e fabrikës së kryebashkiakut të Kavajës, Berisha: Është e treta herë, skemë për të fituar paratë nga dëmshpërblimi Sali Berisha dhe foto nga djegia e fabrikës
Përditësuar:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur dyshime mbi djegien e fabrikës së Gjergj Kralit në Kvaajë, babait të kryebashkiakut të këtij qyteti. Në një status në Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e nëj qytetari, teksa ky i fundit shkruan se kjo fabrikë dyshekësh është djegur tre herë brenda kohës që ka qeverisur Partia Socialiste në Kavajë dhe se e gjitha bëhet për të përfituar dëmshpërblim.

Akuzon familjen Krajli se djeg për të tretën here fabriken! Kjo e fundit quhet si djegie elektorale! Mirmbrema doktor.Kjo eshte hera e trete qe familja Krajli i ve zjarrin qellimisht fabrikes sa here qe vendi qeveriset nga te majtet duke perfituar cdo here mbi 1 miljon dollare dhe duke mos humbur asgje nga materialet dhe makinerite.Por sic duket Rama po jep fondet qe duhen per blerjen e votave ne Kavaje per zgjedhjet e parakoheshme qe po vijne,”– shkruan Berisha në mesazhin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasditen e sotme, fabrika e dyshekëve në Kavajë mori flakë. Fabrika është në pronësi të babait të kryebashkiakut të qytetit Redjan kralit, Gjergji. Nga zjarri pati vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment