Showbiz

Realizohet shorteu për “Eurovizion 2020”, ja kur garon Shqipëria me përfaqësuese Arilena Arën

Shqipëria do të konkurojë në gjysmëfinalen e dytë.
Featured image of article: Realizohet shorteu për “Eurovizion 2020”, ja kur garon Shqipëria me përfaqësuese Arilena Arën Këngëtarja, Arilena Ara.

HOLANDË– Këtë vit, Eurovizion 2020 do të mbahet në Holandë. Ditën e djeshme është hedhur shorteu, dhe është shpallur zyrtarisht dhe rënditja e shteteve në garë. Shqipëria do të konkurojë në gjysmë-finalen e dytë.

Performancën e Arilena Arës me këngë “Shaj”, do të mundemi ta shikojmë në natën e dytë gjysmë finale dhe Shqipëria renditet në vendin e 18-ë.

Theksojmë se gjashtë shtete hynë automatikisht në finale dhe ato janë: Gjermania, Italia, Holanda, Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Lista e plotë e vendeve që konkurojnë në dy netët gjysmëfinale

Gjysmë-finalja e parë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Maqedonia e Veriut
Bjellorusia
Lituania
Suedia
Sllovenia
Australia
Irlanda
Rusia
Norvegjia
Qipro
Kroacia
Azerbajxhani
Malta
Izraeli
Ukraina
Rumania
Belgjika.

Gjysmë-finalja e dytë:

Austria
Moldavia
Polonia
San Marino
Serbia
Islanda
Republika Çeke
Greqia
Estonia
Danimarka
Bullgaria
Zvicra
Finlanda
Armenia
Letonia
Gjeorgjia
Portugalia
Shqipëria

 

 

Shto Koment