Kulture

Pandemia e koronavirusit/ Anulohet “Eurovision 2020”, ja kur mund të zhvillohet

Jon Ola Sand, Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision është shprehur se ky konkurs i këngës pritet të realizohet tashmë në vitin 2021.
Featured image of article: Pandemia e koronavirusit/ Anulohet “Eurovision 2020”, ja kur mund të zhvillohet Foto ilustruese.

HOLLANDË– Eurovision 2020, që ishte planifikuar të zhvillohej në muajin maj, në Roterdam, është anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Pasiguria e krijuar nga përhapja e COVID-19 në të gjithë Evropën dhe kufizimet e vendosura nga qeveritë e transmetuesve pjesëmarrës dhe autoritetet Hollandeze do të thotë se Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka marrë vendimin e vështirë për të mos vazhduar me ngjarja live siç ishte planifikuar.

“Shëndeti i artistëve, stafit, tifozëve dhe vizitorëve, si dhe situata në Hollandë, Evropë dhe në botë, është në zemër të këtij vendimi”,- shkruhet në faqen zyrtare të Eurovision.

Jon Ola Sand, Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision është shprehur se ky konkurs i këngës pritet të realizohet tashmë në vitin 2021.

“Ne jemi shumë krenarë për konkursin e këngës në Eurovision, që për 64 vjet ka bashkuar njerëz në të gjithë Evropën. Dhe ne jemi thellësisht të zhgënjyer për këtë situatë. EBU, së bashku me transmetuesin pritës, NPO, NOS, AVROTROS dhe qyteti i Roterdamit do të vazhdojnë të flasin për të parë nëse është e mundur të organizohet Konkursi i Këngës Eurovision në Roterdam në vitin 2021. Për fat të keq , kjo nuk ishte e mundur për shkak të faktorëve që janë jashtë kontrollit tonë. Por mund t’ju premtoj: Konkursi i Këngës në Eurovizion do të kthehet më i fortë se kurrë “,- ka shtuar më tej, mbikqyrësi ekzekutiv i Eurovision 2020.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arilena Ara fitoi çmimin e parë të festivalit të 58-të të Këngës në RTSH. Ara do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurosong që këtë vit do të zhvillohej në Amsterdam të Holandës, por mesa duket duhet të presim që e gjithë situata shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, që ka gjunjëzuar botën mbarë, të marrë fund.

R.L/Dosja.al

 

Shto Koment